Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) ka caktuar të hënën aktoren Cate Blanchett për “Ambasadore e Vullnetit të Mirë” të agjencisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Aktorja 46 vjeçare e cila ka fituar shumë çmime, përfshirë atë Oscar, kët detyrë e merr në një kohë kur bota po përballet me konflikte, luftëra dhe persekutime si pasojë e të cilave rreth 60 milionë njerëz kanë braktisur shtëpitë e tyre.

Konflikti në Siri mbetet gjeneratori kryesor i krizës globale që ka detyruar mbi 4.8 milionë njerëz të “shndërrohen” në refugjatë në shtetet fqinje. Turqia aktualisht mban shumicën e refugjatëve sirianë.

Në deklaratën e UNHCR-së thuhet se Blanchett është kthyer nga misioni i saj në Jordani ku kishte shkuar të takojë familjet e refugjatëve sirianë.

1 COMMENT