UNICEF deklaroi se rreth 50 fëmijë në botë janë shpërngulur për shkak të dhunës, luftërave apo ndjekjes së policisë dhe tashmë janë të pastrehë.

Antoni Lik, drejtori ekzekutiv i UNICEF tha se nga këta fëmijë 28 milion prej tyre janë të pastrehë për shkak të dhunës dhe 10 milion prej tyre janë evakuuar. Për momentin 1 milion fëmijë janë azilantë dhe gjendja e tyre duhet analizuar. 17 milion fëmijë janë shpërngulur brenda vendit të tyre dhe nuk përfitojnë asnjë shërbim për jetesë. UNICEF-i deklaroi se 20 milion fëmijë për arsye të ndryshme kanë humbur shtëpitë e tyre dhe një prej këtyre arsyeve është dhuna e bandave kriminale dhe varfëria. Sipas raportit të UNICEF fëmijët përbëjnë 1/3 e popullsisë në botë ndërkohë që gjysma e të evakuuarëve në botë përbëhet nga fëmijët.

5 COMMENTS

Comments are closed.