Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, duke theksuar se mbështet luftën e Turqisë kundër terrorit, tha se “Ne jemi me ju dhe në anën tuaj. Dhimbja juaj është dhimbja jonë dhe dhimbje e tërë njerëzimit. Terrori nuk ka ngjyrë dhe fe. Terrori sulmon të gjitha liritë dhe paqen. Për këtë arsye, ne duhet ta luftojmë terrorin në tërësi”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ceremoninë e organizuar në Rektoratin e Universitetit të Stambollit, Bujar Nishani është nderuar me çmimin “Doctor Honoris Causa”.

Gjatë ceremonisë, dekani i Fakultetit të Drejtësisë Prof. Dr. Adem Sözüer lexoi deklaratën mirënjohëse të nderimit të presidentit Bujar Nishani me çmimin “Doctor Honoris Causa”.

Sözüer theksoi se Turqia ka të kaluar të përbashkët kulturore dhe historike me Shqipërinë. “Për shkak të mbështetjes që u ka dhënë marrëdhënieve reciproke dhe për shkak të shërbimeve ndaj ligjit dhe vëllazërisë, presidentin e Shqipërisë e nderojmë me çmimin Doctor Honoris Causa”, tha Sözüer.

Ndërkaq, rektori Prof. Dr. Mahmut Ak në fjalën e tij u shpreh se me këtë çmim presidenti i Shqipërisë tanimë është pjesëtar i Universitetit të Stambollit. Më tej, ai shtoi: “Vëllezërit tanë shqiptarë që jetojnë në shtetin tonë janë pasuri kulturore për ne. Instituti ‘Yunus Emre’ në Tiranë dhe Shkodër dhe Qendra Kulturore Shemsedin Sami Frashëri në Ankara janë duke mundësuar bashkëpunim të shumtë mes dy vendeve në fushën e arsimit, kulturës dhe artit. Xhamia e Namazgjasë në Tiranë, themelet e së cilës u hodhën më 13 maj 2015 nga presidenti ynë Recep Tayyip Erdoğan dhe i nderuari Nishani, është simboli i miqësisë së palëkundshme mes dy shteteve”.

Duke theksuar se synojnë rritjen e mëtutjeshme të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Turqisë që filluan në vitin 2008 në fushën e arsimit, Ak tha më tej:

“Një nga synimet tona të ndërkombëtarizimit është rritja e bashkëpunimeve tona me shtetet e Ballkanit në fushën e arsimit postdiplomik. Në Universitetin e Stambollit kemi 69 studentë shqiptarë që ndjekin studimet. Afërsisht gjysma e këtyre studentëve ndjekin studimet postdiplomike në institutin e shkencave shoqërore dhe atë të shkencave shëndetësore. Ndërkaq, në nivel deridiplomik, nga 22 fakultetet tona, kemi studentë shqiptarë në 15 prej tyre. Rritja e kësaj shifre është njëri nga synimet tona. Universiteti i Stambollit është i gatshëm për çdo lloj bashkëpunimi dhe ndihme në fushën e arsimit të lartë”.

Pas fjalimit, Prof. Dr. Mahmut Ak e nderoi presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani me çmimin “Doctor Honoris Causa”. Po ashtu, Sözüer i vendosi presidentit Nishani edhe rozetën e Universitetit të Stambollit.

“U ndjeva krenar”

Ndërkohë, presidenti shqiptar Bujar Nishani u shpreh se ndihet i nderuar për praninë në Universitetin e Stambollit, për të shtuar më tej se “Jam tejet falënderues për praninë time këtu dhe për çmimin “Doctor Honoris Causa”, me të cilin u nderova. Ky çmim më nderon dhe më sjell një përgjegjësi shumë të madhe”.

Duke përkujtuar edhe personat që kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve terroriste, Nishani vlerësoi: “Duhet të them në emër të shtetit tim dhe bashkëkombasve të mi se mbështesim luftën tuaj kundër terrorizmit. Ne jemi me ju dhe në anën tuaj. Dhimbja juaj është dhimbja jonë dhe dhimbje e tërë njerëzimit. Terrori nuk ka ngjyrë dhe fe. Terrori sulmon të gjitha liritë dhe paqen. Për këtë arsye, ne duhet ta luftojmë terrorin në tërësi”.

Bujar Nishani theksoi se për herë të parë nderohen në nivel të këtillë. “Shumë të diplomuar që kanë ndjekur studimet në Universitetin e Stambollit, që nga e kaluara e deri më sot kanë luajtur rol aktiv në marrëdhëniet Shqipëri-Turqi. Të gjitha periudhat historike janë përplot me shembuj të miqësisë së fuqishme turko-shqipëtare. Ne Turqinë çdoherë e shohim si një aleat të afërt tonin. Madje edhe në periudhat më të vështira të historisë, ne kemi qenë pranë njëri-tjetrit”, u shpreh presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani.

Ceremonia përfundoi me një koktej të shtruar në nder të Nishanit.

6 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you can find 17062 additional Info on that Topic: epavarura.com/universiteti-stambollit-nderon-presidentin-bujar-nishani-cmimin-doctor-honoris-causa/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More to that Topic: epavarura.com/universiteti-stambollit-nderon-presidentin-bujar-nishani-cmimin-doctor-honoris-causa/ […]

Comments are closed.