Sipas WikiLeaksit në vitin 2009, pak kohë pasi Bashar Esadi refuzoi projektin gazsjellës të Katarit, Cia filloi që të financonte grupimet opozitare në Siri. Projekti i gazsjelljes Katar-Turqi do t’i sillte mbertërive sunni të Gjirit Persik një kontroll të konsiderushëm në tregun mbarë botërorë të gazit natyror dhe do të përforconte rolin e aleatit më të ngushtë të Amerikës në botën arabe, Katarin.

“Raportet dhe bisedat e shërbimeve sekrete të inteligjencës të ShBA-së, Arabisë Saudite dhe Izraelit tregojnë se menjëherë pasi Esadi refuzoi projektin e gazsjellësit natyror të Katarit planifikuesit ushtarak dhe të shërbimeve të inteligjencës së këtyre vendeve kanë rënë në konsensus se një rrugë për të të arritur qëllimin e përbashkët për realizimin e planti të gazësjellësit Katar-Turqi është përgatitja e një kryengritjeje sunni në Siri për të rrëzuar nga pozicioni i tij Presidentin Bashar Esad, i cili refuzoi të bashkëpunonte. Sipas WikiLeaksit, në vitin 2009, , pak kohë pasi Bashar Esadi refuzoi projektin gazsjellës të Katarit, Cia filloi që të financonte grupimet opozitare në Siri.”

— Robert F. Kennedy Jr., Why the Arabs don’t want us in Syria [ “Përse arabët nuk na duan në Siri?”], Politico

Konflikti në Siri nuk i përgjigjet kuptimit tradicional të fjalës luftë. Ashtu si edhe në Libi dhe Irak ky konflikt, përplasje është as më pas as më shumë se një operacion për ndryshimin e regjimin.

Motorri i fuqisë së këtij konflikti është shteti i cili që prej Luftës së Dytë Boëtërore deri më tani ka përmbysur më shumë se 50 qeveri legjitime të këtyre shteteve. (Shiko listën e Bill Blum). Sigurisht, po flasim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Washingtoni mban vendin e parë si kampion i padiskutueshëm për ndryshimet e regjimeve, vendet e tjera as nuk mund t’i afrohen kësaj renditjeje. Në një situatë të këtillë do të pritej që, populli amerikan duhet ta kishte vënë re këtë model të ndërhyrjes së ShBA-së, duhet të kishte kuptuar kush shtrihej pas kësaj propagande dhe se në mënyrën e duhur do të mund të fajësonte përgjegjësin e vërtetë. Megjithatë, kurrë në histori një gjë e këtillë nuk dohet të ketë ndodhur, dhe nuk duket se do të ndodhë. Pavarësisht se sa bindëse mund të jenë provat e shtruara, populli amerikan me tru të shpëlarë do të besojë gjithmonë se qeveria e tij bën atë që duhet bërë.

Megjithatë, ShBA-ja nuk po bën gjënë e duhur në Siri. ShBA-ja është shkaktare e vrasjes së më shumë se gjysmë milioni njerëz, migrimin e të paktën 7 milion njerëzve dhe e ka shndërruar vendin në një hapësirë të braktisur boshe të pajetueshme duke armatosur, trajnuar dhe financuar radikalistët Selefi. Këto nuk janë gjëra të drejta për t’u bërë. Janë të gabuara, janë të pamoralshme. Për më tepër, ShBA-ja ka ndërhyrë në këtë konflik duke u bërë pjesë për arsyet e gabuara që lidhen me kalimin e projektit të gazsjellësit natyror. ShBA-ja, dëshironte të vendoste një regjim kukull në Damask në mënyrë që të mund të marrë nën kontrollin e saj koridoret e kalimit të projektit të gazësjellësit natyror në Lindje, të mund të mbikqyrë ngarkesat me rezervat energjitike, që kanë një rëndësi jetike, të cilat shkojnë nga Katari në BE dhe t’i kthejë këto rezerva në trashëgiminë dhe në pronësinë e ShBA-së duke garantuar se atyre çmimet e tyre do të jenë gjithmonë në vlerën monetare të dollarit amerikan. Kjo është formula më thelbësore për të vazhduar dominimin e ShBA-së në Lindjen e Mesme dhe marrjen në të ardhmen të kontrollit të imperializmit nga ShBA-ja, si një fuqi botërore.

Lufta në Siri nuk ka filluar ë vitin 2011 kur qeveria e Bashar Asadit vendosi që të ndërhyjë kundër protestuesve. Ky version i rrjedhës së ngjarjeve është thjesht një gjë qesharake e krijuar për të mbuluar të vërtetën. Lufta e vërtetë ka filluar në vitin 2009 kur Basha Esadi refuzoi që të pranonte projektin e një gazsjellësi natyror që do të vinte nga Katari, do të kalonte brenda territorit të Sirisë dhe kështu Katari do t’ia shiste BE-së. Ashtu siç edhe e ka shpjeguar Robert F Kennedy Jr. Në artikullin e tij “Siria: NJë Luftë e Re e Gazsjellësit”:

“Projekti i gazsjellësit natyror, që do të kalonte nga Arabia Saudite, Jordania, Siria dhe Turqia, në një shtrirje prej një gjatësie 1.500 km dhe me vlerë pre 10 miliardë dollarë (…) do ta lidhte Katarin me terminalët e shpërndarjes në Turqi e cila do t’i mundësonte tregtimin e energjisë në Evropë… Projekti i gazsjelljes Katar-Turqi do t’i sillte mbertërive sunni të Gjirit Persik një kontroll të konsiderushëm në tregun mbarë botërorë të gazit natyror dhe do të përforconte rolin e aleatit më të ngushtë të Amerikës në botën arabe, Katarin. (…)

Në vitin 2009 u bë me dije se Esadi ka refuzuar që të firmosë marrëveshjen e cila do të lejonte që kjo linjë e gazsjellësit natyror të kalonte në Siri “për të mbrojtur interesat e aleatit të saj rus” (…)

Ajo që i nevrikosi edhe më shumë monarkitë sunni të Gjirit Persik ishte fakti se Esadi e mbështeti projektin e gazsjellësit rus i cili do të buronte nga territoret e Iranit, do të kalonte nga Siria dhe do të lidhej deri në portet e libanit, duke e quajtur atë “Linja e Gazsjellësit Islam”. Projekti i gazsjellësit islam nuk do të bënte Katarin Sunni si burim parësor të furnizimit të gazit natyror në tregun energjitik të Evropës, por këtë vend do ta mbante Irani Shii dhe kështu do të rritej duke u shumëfishuar ndikimi i Teheranit, jo vetëm në Lindjen e Mesme, por në të gjithë botën…”

Normalisht që sauditët, Katari, turqit dhe amerikanët krijuan një mllef për Esadit, por çfarë mund të kishin në dorë në këtë pikë? Si mund ta detyronin atë që të zgjidhte partnerë biznesi që atyre u interesonte, apo si ta ndalonte atë që të përdorte në mënyrën që dëshironte territoret ku shtrihej sovraniteti i tij?

Ajo që ata mund të bënin ishte vetëm ajo që mund të bënte një kappo mafjeje: të vrisnin disa njerëz dhe t’i merrnin gjithçka që kishin në dorë. Duke u nisur nga kjo mendësi, Ëashingtoni dhe aleatët e tij intrigantë vendosën që të fillonin një luftë të brendshme të jashtëligjshme në Damask, të vrisnin Esadin dhe kështu ta rrëzonin nga pozicioni i tij dhe të mund të firmosnin me qeveritë e naftës projektin e ardhshëm të linjës së gazsjellësit natyror në këtë mënyrë mund të garantonin njëherë e përgjithmonë rrjedhën e shpërndarjes së energjisë që shkon ë Evropë. Të paktën ky ishte plani. E gjejmë sërisht të shpjeguar në një parafraf nga Kennedy:

“Raportet dhe bisedat e shërbimeve sekrete të inteligjencës të ShBA-së, Arabisë Saudite dhe Izraelit tregojnë se menjëherë pasi Esadi refuzoi projektin e gazsjellësit natyror të Katarit planifikuesit ushtarak dhe të shërbimeve të inteligjencës së këtyre vendeve kanë rënë në konsensus se një rrugë për të të arritur qëllimin e përbashkët për realizimin e planti të gazësjellësit Katar-Turqi është përgatitja e një kryengritjeje sunni në Siri për të rrëzuar nga pozicioni i tij Presidentin Bashar Esad, i cili refuzoi të bashkëpunonte. Sipas WikiLeaksit, në vitin 2009, , pak kohë pasi Bashar Esadi refuzoi projektin gazsjellës të Katarit, Cia filloi që të financonte grupimet opozitare në Siri.”

Le ta përsërisim: “Në momentin që Esadi refuzoi linjën e gazsjellësit natyror të Katarit” firmosi urdhërin e vrasjes së tij. Vetëm kjo sjellje e Esadit u bë katalizatori i sulmit të ShBA-së e cila bashkë me organizata të ndryshme të shërbimeve sekrete të inteligjencës e kthyen një qëtetërim i cili qëndronte i gjallë prej pesë mijë viteve në një panoramë të shpërfytyruar të pashoqe të një shkretëtire të mbushur me njerëz mizorë fanatikë të përgatiturë dhe imponuarë prej tyre.

Megjithatë, në gjithë këtë histori ajo që tërheq vëmendje të veçantë është se, 60 vjet më parë, kur ShBA-ja ishte nën udhëheqjen e Eisenhower, ajo pati ndërmarrë të njëjtin plan. Le ta sqarojmë më tej me një paragraf të shkëputur nga Kennedy:

“Në kohën kur presidenti i viteve 1950 i ShBA-së, Eisenhower dhe vëllezërit Dulles (..) kërcënuan brumet e naftës të cilat gjendeshin përgjithësisht nën kontrollin e vetëm arabëve, drejtori i përgjithshëm i CIA-s, Allan Dulles – i cili patrioztizmin arab e shihte si të barazueshëm me komunizmin – i hapi asaj një luftë të jashtëligjshme. Ata futën kukullat e tyre me idologjitë “xhihadiste” të cilët i shihnin si një kundërhelm i besueshëm kundër Marksizmit Sovjetik duke futur një numër pafundësisht të madh të ndihmës ushtarake të fshehtë amerikane në vendet e drejtuara nga tiranë si Arabia Saudite, Jordania, Iraku dhe Libani…

CIA ndërhyrjen e saj aktive në Siri e filloi në vitin 1949 – një vit pasi ishte vendosur dhe organizuar baza ushtarake atje. (…) Presidenti i vendit në Siri i asaj kohe, i cili ishte zgjedhur në mënyrë demokratike, Shukri el-Kuvajt po tregohej i stepur në pranimin dhe ratifikim e Linjës së Gazsjellësit Trans-Arab i cili do të kalonte nga burimet në territorin e Arabisë Saudite, në Siri për t’u lidhur me Libanin. Pikërisht për këtë arsye, CIA arriti që të rrëzonte nga pushteti el-Kuvajtin nëpërmjet një grushti shteti dhe në vend të tij arriti të vendoste një personazh të zgjedhur me kujdes prej tyre, i cili ishte dënuar më parë për mashtrim, diktatorin e ardhshëm Husni el-Zaim. Përpara se El Zaimi të mund të mblidhte parlamentin për të votuar dhe ratifikuar projektin amerikan të gazsjellësit, shtetasit sirianë nuk i lanë shumë kohë, duke qënë se brenda 14 javëve arritën ta rrëzonin nga pushteti…

Në prill të vitit 1956, në Damask erdhi agjendi i CIA-s, Rocky Stone i cili përdori një buxhet në lira siriane, që mbanin vlerën e 3 milionë dollarëve amerikanë për të korruptuar politikanët dhe oficerët sirianë dhe për të nxitur militantët selefi që të rrëzonin regjimin sekularist të zgjedhur në rrugë demokratike të Kuvejtit…

Megjithatë, pavarësisht këtij buxheti të madh, këto para nuk mjaftuan për t’i përçarë oficerët e ushtrisë Siriane. Ushtarët i raportuan në regjimin Baas të gjitha tentativat e CIA-s për t’i korruptuar. Në kundërpërgjigje të këtyre përpjekjeve ushtria siriane pushtoi Ambasadën Amerikane atje dhe morën rob Stone-in. Pas një procesi të vështirë të marrjes në pyetje, Stone pranoi para kamerave rolin e tij në grushtin e shtetit në Iran dhe në përpjekjet e dështuara të CIA-s për të rrëzuar qeverinë legjitime të Sirisë…(Pas kësaj ngjarjeje) Siriamblodhi listën e të gjithë politikanëve që kishi prirje politike në mbështetje të Amerikës dhe i dënoi me vdekje për tradhti kombëtare. (Politico)

A e shihni se si po përsëritet historia? Mesa duket, Cia është dembelosur aq shumë sa nuk ka marrë as mundimin më të vogël për të krijuar një skenar tjetër vetëm sa ka marrë nga arkivat planin e vjetër dhe ka punësuar aktorë të rinjë.

Për fat të mirë, Esadi me ndihmën e Iranit, Hizbullahut dhe Forcave Ajërore Ruse arriti që t’i bënte ballë përpjekjeve të Amerikës për ta rrëzuar nga pushteti dhe për ta zëvendësuar me një kukull të tyren. Kjo ngjarje nuk duhet parë si një mbështetje ngaj Esadit si një lider, kjo mbështetje është një mbështetje e mbrojtjes së legjitimitetit kombëtar dhe sigurisë ndërkombëtare, një mohim i padrejtësisë së ndërhyrjes ndërkombëtare të armatosur dhe një zbatim i parimit të vetëmbrojtjes. Kjo vetëmbrojtje duhet pranuar si e këtillë pavarësisht faktit nëse është bërë nga vetë ushtria siriane, apo nga ndihma të besueshme jashtëkufitare që kanë përdorur forcat e brendshme për të arritur këtë qëllim të përbashkët. Në të vërtetë nuk ka asnjë ndryshim mes pushtimit të Irakut nga Bushi dhe pushtimit të Sirisë nga Obama. Çështjet morale, etike dhe gjyqësore janë të njëjta; ndryshimi i vetëm është se Obama ishte më i suksesshëm në shpëlarjen e trurit të popullit amerikan përsa i përket ngjarjeve që kanë ndodhur në Siri.

E gjithë ngjarja rrotullohet në një pikë të ndryshimit të regjimit: “Esadi duhet të largohet.” Kjo është gjëja e vetme që po përsëritet që prej fillomit të këtij konflikti. Obama dhe mbështetësit e tij po mundohen të rrëzojnë nga pushteti një qeveri të zgjedhur në mënyrë sekulariste dhe demokratike për arsyen e vetme se ajo ka refuzuar që të ulë kokën përpara kërkesave të Washingtonit për kanalet e gazsjellësit i cili do të forconte ndjeshëm rolin e saj dhe ndikim e BE në rajon. Kjo është e vërteta e madhe që qëndron pas trillimeve të ISIS-it, pas trillimit se “Esadi është një diktator keqbërës” dhe trillimit të “viktimave civile në luftën e Halepit”. Washingtonit nuk i intereson asnjëra nga këto gjëra. Ajo që i intereson vërtetë Ëashingtonit është nafta, fuqia dhe paraja. Si ka mundësi që ende mund të ketë dyshime për këtë gjë? Kennedy e ka përmbledhur kështu:

Duhet ta pranojmë se konflikti në Siri është një luftë e pandashme nga lufta e marrjes së kontrollit të burimeve natyrore në Lindjen e Mesme e cila vazhdon që prej 65 viteve tashmë dhe e luftës e naftës, që financohet në mënyrë të paligjshme e megjithatë mbetet akoma e pashpallur. Vetëm duke e parë këtë luftë si një luftë për kontroll e cila ka filluar prej projektit të gazsjellësit natyror mund të arrijmë t’i analizojmë ngjarjet në të vërtetë.”

Kjo i shpjegon të gjitha, a nuk mendoni edhe ju kështu?

Burimi : Counterpunch

6 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: epavarura.com/urdhri-vrasjes-se-assadit-cila-eshte-arsyeja-e-vertete-qe-fshihet-pas-luftes-se-sirise/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Here you can find 98429 additional Information to that Topic: epavarura.com/urdhri-vrasjes-se-assadit-cila-eshte-arsyeja-e-vertete-qe-fshihet-pas-luftes-se-sirise/ […]

Comments are closed.