Ish kryministri Berisha publikoi në faqen e tij në Facebook një foto të një avioni mbi pistën e Gjadrit.

“Në Gjadër, mushkonja e hashashit po kërkon pistën!”, shkruan Berisha.

Por pas fotos së publikuar prej tij Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura bëri të ditur se bëhet fjalë për avionin e një shteti aleat të NATO-s dhe jo avion droge.

Reagimi i Shtabit të Përgjithshëm të FA:

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dëshiron të informojë opinionin publik për një avion që është parë të fluturojë mbi Bazën Ajrore të Gjadrit.

Avioni ushtarak tip c-130J pjesë e një stërvitjeje të një vendi aleat, ka hyrë në hapësirën ajrore të Republikës së Shqipërisë në Gjirokastër në orën 13:15, ka fluturuar deri në Shkodër, dhe më pas është kthyer për të dalë nga hapësira jonë ajrore në Korçë, në orën 14:54.

Kjo stërvitje e aleatëve do të vijojë deri në mesin e muajit nëntor.

Shtabi i Përgjithshëm i siguron qytetarët mbi ligjshmërinë e këtyre lëvizjeve dhe kërkon mirëkuptimin e tyre pasi vendi ynë tashmë është një rajon gjithnjë e më i preferuar për stërvitje nga aleatët.

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: epavarura.com/ushtria-sqaron-foton-e-berishes-per-avionin-ne-gjader-stervitje-e-nje-vendi-aleat-te-nato-s/ […]

  2. … [Trackback]

    […] There you will find 11535 additional Information to that Topic: epavarura.com/ushtria-sqaron-foton-e-berishes-per-avionin-ne-gjader-stervitje-e-nje-vendi-aleat-te-nato-s/ […]

Comments are closed.