TURQI – Rojet kufitare turke kanë qëlluar për vdekje 8 sirianë, ku mes tyre ishin edhe 4 fëmijë. Ngjarja e rëndë ndodhi në pikën kufitare Jisr al-Shugour, qytet sirian i cili kontrollohet nga grupe xhihadiste.

Sipas Observatorit sirian për të drejtat e njeriut, sirianët po përpiqeshin të kalonin drejt Turqisë në momentin që u qëlluan për vdekje.

Ndërkohë ushtria turke bëri të ditur se rojet kufitare qëlluan për t’i paralajmëruar, por sirianët nisën të shpërndaheshin dhe u detyruan të qëllonin në drejtim të tyre.

5 COMMENTS

Comments are closed.