Një vajzë 10 vjeçare ka shokuar të gjithë, pasi ka lindur një djalë. Vajza ishte në shkollë, e fillimisht ka nisur të ankohet nga dhimbjet e stomakut, e pak orë më pas ajo ka lindur fëmijën e saj.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Brazil, ku po hetohet mbi shtatzëninë e fëmijës.

Vogëlushja kishte filluar të kishte dhimbje barku ndërsa ishte në shkollë, mësueset njoftuan menjëherë mjekët, të cilët e kuptuan se për çfarë bëhej fjalë.

Historia e pabesueshme është publikuar nga gazeta angleze “Mirror”, e cila i referohet mediave “online” në Brazil.
Mamaja dhe familja e saj kanë deklaruar se nuk e kishin kuptuar asnjëherë shtatzëninë e fëmijës, e cila ka mbetur shtatzënë pas përdhunimit të ish-njerkut të saj.

Fëmija në spital, ku gjendet së bashku me djalin, ka rrëfyer para policisë abuzimet e pësuara dhe pedofili, i cili është vënë menjëherë në pranga. Ky i fundit e kishte kërcënuar disa herë të voglën me vdekje në rast se do të fliste me dikë për atë që kishte ndodhur.

2 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you can find 7811 more Info to that Topic: epavarura.com/vajza-10-vjecare-kishte-dhimbje-stomaku-pas-lind-nje-femije-ne-shkolle/ […]

Comments are closed.