Varësia nga interneti i bën dëm trurit tw njeriut njëlloj si droga dhe alkooli. Studimi i Akademisë kineze të Shkencave thotë se varësia nga interneti pengon punën e qelizave nervore te adoleshentët dhe shkakton dëmtim të trurit ngjashëm si tek ata që janë të varur nga droga.

Adoleshentët që janë të varur nga interneti kanë dëmtime në materien e bardhë të trurit e cila lidhë pjesët vitale përgjegjëse për emocione, vendimmarrje dhe vetëkontroll.

“Hulumtimi ynë tregon se si të varurit nga interneti kanë struktura të dëmtuara të fijeve nervore çka rezulton në ndryshimet në sjellje. Këtë e dëshmon matja e lëngjeve në ind apo anizotropia fraksionale. Rezultatet tregojnë që në trajtim duhet të fokusohemi në materien e bardhë”, thekson udhëheqësi i studimit.

Për shkak të dëmtimit çrregullohet edhe niveli i mielinës, shtresës së yndyrshme izoluese e cila mbështjellë qelizat nervore dhe u ndihmon të funksionojnë, shtoi ai.

Hulumtimet e mëhershme tregojnë deformimet e materies së bardhë tek të varurit nga alkooli, kanabisi, kokaina dhe ketamina.

4 COMMENTS

Comments are closed.