Vazhdon “fshesa” në administratë. Ikin edhe 2 drejtorë të tjerë të LSI-së

16

BLLOKU_I_MINISTRIVE_jpg

Njësoj si me tabelat anës rrugëve, nga ministria e Damian Gjiknurit kanë nisur të hiqen edhe drejtorët e LSI-së.

Burime bëjnë me dije për lëvizjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika dhe Drejtorit të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Ylli Spahia.

Në ndryshim nga njëri-tjetri, i pari është larguar vetë duke dhënë dorëheqjen, ndërsa i dyti është liruar nga detyra me urdhër të ministrit.

Më parë, drejtorët e LSI-së ishin në varësi të Sokol Dervishit, ministër i transporteve, por me shkrirjen e ministrive dhe drejtorive në shtet nuk ka më vend për të gjithë.

Loading...