Instituti i Studimeve të Sigurisë Kombëtare në Tel Aviv është një institucion me ndikueshmëri, i cili përbëhet nga një grup i rëndësishëm i ish antarëve të ushtrisë dhe të shërbimeve të inteligjencës; drejtori i këtij institucioni është një ish shef i spiunazhit. Këtë javë, instituti zhvilloi konferencën e dhjetë të përvitshme; folësit e konferencës përbëheshin nga ish ministra dhe ministra aktualë të qeverisë izraelite.

Në mesin e tyre ishte edhe Ayelet Shaked, e cila në vitin 2014 ka postuar me dashje të plotë një artikull genocidi, i cili specifikonte një detaj shumë të rëndësishëm se “i gjithë populli palestinez është armik” se “nënat e palestinezëve duhet të dërgohen në ferr” dhe se “fëmijët palestinezë janë gjarpërinj të vegjël”.

Gjatë fjalimit të tij në konferencë, ministri i arsimit, Naftali Bennet i cili i përket një parti të ekstremit të djathtë, Partia e Shtëpisë së Hebrenjve ripërsëriti kërkesën e tij për aneksimin e Zonës C deri në 60% të territorit të pushtuar të West Bank. Raporti i përvitshëm i INSS i publikuar së fundmi i ka kushtuar një pjesë luftës në Siri. Një ndër autorët e këtij raporti ka parashtruar strategjinë që ai mendon se Izraeli duhet të ndjekë.

Siç është përmendur edhe më parë në artikuj të tjerë të ngjashëm se pavarësisht se strategjia e Izraelit në Siri ka ndryshuar deri diku që në vitin 2011, me mendime të ndryshme që kanë prevaluar herë pas here, loja kryesore duket të jetë mbetur e njëjtë duke ndjekur doktrinën “lërini të përgjaken deri në vdekje”. Thënë ndryshe, ata kanë inkurajuar zgjatjen e një lufte civile dhe të nxitur nga jashtë për sa kohë të jetë e mundur. Kjo i bën të mundur Izraelit që të kontribojë në dobësimin e shtetit sirian dhe qeverisë së tij, por gjithësesi të mos lejojnë fitoren e trupave të armatosura opozitare që e luftojnë atë.

Raporti i INSS këshillon që të vazhdohet ndjekja e kësaj strategjie, duke u shprehur sigurisht nme një termiologjik eufemike. Në raport thuhet shprehimisht kështu: “Nga prespektivs e Izraelit, mundësia më e mirë është zhdukja e regjimit të Asadit – nga njëra anë do të zhvendosej përgjithmonë nga Siria, Irani dhe Hizbullahu dhe nga ana tjetër do të mundej steti islamik dhe do të vendoset një qeveri tjetër e regjimit sunni të moderuar.”

Ky paragraf shkon përshtat edhe me dy titujt e parashtruar në raport: se dy nga kërcënimet më të rëndësishme të hegjemonisë rajonale të Izraelit janë Lëvizja e Bojkotit, Ndarjes dhe Sanksioneve (BDS) dhe grupi libanez i rezistencës, Hizbullahut.

Regjimi sirian e ka mbështetur për një kohë të gjatë rezistencën e armatosur të Hizbullahut kundër pushtimit izraelit, duke lejuar që në territorin e saj të trasportohen armë iraniane. Kjo është edhe një ndër arsyet pse Hizbullahu vendosi të merrte pjesë në luftën siriane, nga frika se mund t’i ndërpritet kjo mbështetje strategjike kyçe nga opozitarët e armatosur, të cilët dominohen nga terroristët sectarianë.

Hizbullahu është një grup shiit, që i përket një minoriteti fetar në kontekstin e Islamit global. Rebelët e armatosurë në Siri, në mënyrë të vazhdueshme organizojnë sulme me motive feje nga shiave, me në krye udhëheqësin e rebelëve me mbështetje nga sauitët, Alloush i cili ka premtuar se do ta spastojë të gjithë Damaskun nga shiat mëkatarë.

Në këtë kontekst, referenca në raport se Izraeli shpreson për një ‘regjim të moderuar sunni’ është një hipokrizi e madhe. Edhe pse në raport nuk përmenden emrat e grupimeve të armatosura që Izraeli mbështet në Siri, është e qartë se grupimet në fjalë janë pikërisht ato të udhëhequra nga Allushi i cili është mbështur gjithmonë edhe nga Perëndimi dhe nga Izraeli.

Siç qartëson edhe raporti: “modeli i këtij regjimi sunni është materializuar në një formë të kufizur në Kodrat e Golanit, ku rebelët sunni të moderuar kanë arritur të luftojnë njëkohësisht edhe regjimin e Asadit edhe Shtetin Islamik.”

Grupi të cilit i referohemi në këtë pikë është padiskutim, grupi i njohur si Xhabhat Al-Nusra, një degëzim i Al-Kaedës. Nusra e ka rimoderuar vetveten vitin e shkuar nën emrin Xhabhat Fatih Al-Sham, një përpjekje për ndryshim sipërfaqësor nga paraqitja e një grupi ekstremist. Siç është përmendur edhe më parë në artikuj të tjerë të ngjashëm, ‘rebelët e moderuar sunni’ me të cilin po bashkëpunin Izraeli në Kodrat e pushtuara të Golanit janë të lidhur me organizatën e Al-Kaedës.

Më pas në këtë raport, thuhet se ka shpresa se emrin Xhabhat Fatih Al-Sham ‘do të mundësojë një koordinim me baza më të qëndrueshme’ mes grupimeve të armatosura. Ajo që na lë të mendojnë është pyetja se ‘çfarë roli dotë ruajnë organizatat me orientimm xhihadist selefi në të gjithë këtë marrëveshje të ardhshme?’

Copëtimi i Sirisë në shtete të vogla me përmbajte fetare antagoniste me njëra tjetrën ka qënë një ndër qëllimet afatgjate të strategjisë së Izraelit. Kështu, kjo luftë në Siri, e komanduar nga kushdo ka qënë një ëndërr e bërë realitet planifikuesit izraelitë të cilët kanë punuar për të arritur copëtimin e Sirisë. Kështu është mëse e qartë se romanca cinike e Izraelit me Al-Kaedën vazhdon akoma.

3 COMMENTS

Comments are closed.