Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Igor Velek, astronauti legjendar dhe i njohur i ish-BRSS i njohur me emrin “Gagarini i Dytë”, vdiq të mërkurën në moshën 80 vjeçare në qytetin Zhukofski, qendra trajnuese hapësinore e Rusisë në lindje të Moskës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ai kishte lindur më 12 prill 1937, në provincën Kharkov të ish-Republikës Socialiste të Ukrainës në ish-Bashkimin e Republikave Sovjetike. Ai nga viti 1963 deri në vitin 1978, si një pilot me aftësi të mëdha, ka testuar lloje të ndryshme të avionëve dhe bombarduesve MEG dhe Sokho. Igor Velek pas suksesit në këtë fazë, aktivitetin e tij hapësinor e ka filluar nga viti 1978 dhe pas kalimit të periudhës trajnuese, në vitin 1984, ka kryer fluturimin e parë me anijen kozmike Saiuz.T-12 përgjatë 11 ditë.

Igor Velek ka fituar medaljet si një pilot i merituar “Lenin”, “Flamurin e Kuq”, medaljen për shërbim ndaj Rusisë dhe disa medalje të tjera të rëndësishme si medalja për “miqësi të popujve”. Ai në vitet e fundit të dekadës së tetë të shekullit të kaluar, llogaritej astronauti më i mirë në ish-BRSS dhe në botë dhe për shkak të eksperiencës së madhe shërbimeve në fushën e hapësinore, u emërua në pozitën komanduese “Shatel Buran”. Pas Juri Gagarin i cili njihej për aktivitet hapësinor më 12 prill 1961, mori titullin “Astronauti i Parë në Botë”, Igor Velek mund të konsiderohet figura më e dalluar në industrinë hapësinore të gjeneratës së parë.

5 COMMENTS

Comments are closed.