Vendimi i papërgjegjshëm i Donald Trampit për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit është një “shembull i injorancës së madhe”, i cili mund Lindjen e Mesme drejt nje lufte, thanë komentatorët e rajonit për RT.
Të mërkurën, Trampi zyrtarisht njoftoi vendimin e tij për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, duke pretenduar se një veprim i tillë së bashku me zhvendosjen e ambasadës amerikane mund të ndihmonte në zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez. Vendimi i liderit amerikan u bë pavarësisht paralajmërimeve unanime nga armiqtë dhe aleatët e SHBA-së në mbarë botën, të cilët paralajmëruan për shpërthimin e kaosit të mundshëm në të gjithë Lindjen e Mesme.
Jeruzalemi është një nga çështjet kryesore në çdo negociatë paqësore izraelito-palestineze. Izraeli dhe Palestina e dëshirojnë që të dy djepin historik fetar si kryeqytetin e tyre. Kombet e Bashkuara e konsiderojnë Jerusalemin lindor të pushtuar territor palestinez, dhe shpresojnë që Jeruzalemi një ditë të shërbejë si kryeqyteti i dy shteteve, Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, Tel Avivi refuzon të ndajë kujdestarinë e Qytetit të Shenjtë, të cilin e aneksoi në vitin 1967.
Duke pasur parasysh trazirat shoqërore, politike dhe ekonomike që kanë të bëjnë me vendimin e Trampit, ekspertët janë të bashkuar në vlerësimin e tyre se veprimi i administratës amerikane është larg nga çdo paqe afatgjatë në Lindjen e Mesme.
“Unë nuk mendoj se Trampi është me të vërtetë i interesuar për paqen. Unë mendoj se ai është më i interesuar të shkaktojë një krizë në rajon, sepse kjo është një nga mënyrat se si ai i manipulon mediat përmes gjetjes së vazhdueshme të subjekteve për të formuar bazën e këtij festivali të vazhdueshëm,” tha për RT, Martin Jay një gazetar britanik i vlerësuar me disa çmime i cili jeton në Bejrut.
“Tani do të jetë shumë e vështirë për të arritur një marrëveshje paqeje në Lindjen e Mesme, sepse do të ketë shumë lëvizje në të gjitha vendet islamike, përfshirë edhe Turqinë. Ky vendim do të ketë implikime shumë më të mëdha në një kuptim global sesa presidenti amerikan Donald Trump ndoshta supozon,” tha Huseyin Bagci, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme në Ankara.
“Nëse Trampi do ishte me të vërtetë serioz në lidhje me paqen, ai do t’u thoshte izraelitëve të largoheshin nga Jeruzalemi Lindor i pushtuar, dhe të mbanin pjesën tjetër të tokës palestineze të okupuar me qellim arritjen e paqes me palestinezët”, tha Kamel Hawwash i fushatës solidarizuese palestineze”.
Hawwash, i cili është nga Jeruzalemi, tha se vendimi i Trampit do të ngelet në historinë palestineze si “e mërkura e zezë”, dita që Amerika “ja dha Jeruzalemin Izraelit në pjatë”. Vendimi “i papërgjegjshëm” dhe “i paligjshëm” vetëm se ka për të sjellë më tepër dhunë, paralajmëroi Hawwash.
“Kjo do ta bëjë më të vështirë arritjen e paqes. Ishte me të vërtetë qesharake kur Donald Tramp tha se njohja e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit do të ndihmonte disi paqen, por ai nuk na tregoi se si do arriej. Nëse do ta ndihmonte paqen, pse atëherë Departamenti Amerikan i Shtetit i ka paralajmëruar ambasadat e huaja që të reagojnë? Nëse një lëvizje e tillë do të ishte e mirë, atëherë do të ishte pranuar mirë nga të gjithë. Por në fakt, pothuajse çdo vend në botë e ka dënuar vendimin,” tha Hawwash.
“Amerika dhe qytetarët amerikanë nuk do ta kenë shumë të lehtë nga tani e tutje në Lindjen e Mesme dhe shumë pjesë të tjera të botës”, tha Bagci për RT. Pritshmëria ime është se “Amerika do të konsiderohet armik, një armik i drejtpërdrejtë. Shumica e shteteve islamike, në veçanti popullsia e tyre do ta konsiderojnë Amerikën si armik dhe do të ketë shumë probleme psikologjike për muslimanët në Amerikë dhe për muslimanët jashtë Amerikës”.
Vendimi i Trampit do të ketë gjithashtu një ndikim të drejtpërdrejtë në marrëdhëniet e Uashingtonit me aktorët kryesorë në rajon, pasi presidenti amerikan i “ktheu shpinën” interesave të tyre, beson Jay.
“Ai ka një mungesë të plotë respekti jo vetëm për lojtarët e mëdhenj rajonalë që mund ta cojnë procesin paqësor përpara, por edhe për aparatin në Uashington”, tha Jay.
“Me këtë vendim marrëdhëniet turko-amerikane do të hyjnë në një krizë shumë të madhe. Pritshmëria ime është se midis Donald Trumpit dhe Presidentit turk Erdogan nuk do të ketë më miqësi të mirë,” shtoi Bagci.
Disa argumentuan se vendimi i Trump mund të jetë pjesërisht i nxitur edhe nga instinktet e tij të biznesit për të rritur më tej shitjet e armëve amerikane në rajon.
“Trump dëshiron të krijojë një krizë. Sa më e madhe të jetë kriza aq më mirë është, sepse shohim që shitja e armëve rritet, aksionet e Lockheed Martin kapin çatinë. Krijimi i e tensioneve në rajon rrit marrëveshjet e shitjes së armëve me të gjitha shtetet fqinje”, vuri në dukje Jay.
“Amerika ka një avantazh në këtë moment. Ata kontrollojnë kryeqytetin e Lindjes së Mesme; ata kontrollojnë të gjithë strukturën ushtarake,” vuri në dukje Bagci. “Ai është një biznesmen që mori rrezikun dhe mendoj se rreziku i kësaj here nuk është një rrezik biznesi, por është një rrezik politik dhe mendoj se Lindja e Mesme po shkon drejt trazirave”.
Vëzhguesit gjithashtu vunë në dukje se levizja e Trampit e diskrediton më tej udhëheqësin amerikan në botën muslimane.
“Ai është i rrethuar nga këshilltarë që janë aq pro-izraelitë saqë është e vështirë të mendohet se ata do ti thonë dhe do ti kërkojnë Izraelit që të terhiqet nga Jerusalemi i pushtuar”, vuri në dukje Hawwash.
“Amerika nuk mund të ketë rol paqesor në të, sepse nuk është një ndërmjetësi i ndershëm. Ka një qeveri pro- izraelite që perkrah nje qeveri izraelite e cila nuk ka interes në paqe” shtoi ai.
“SHBA nuk ka qenë kurrë një ndërmjetës dhe negociator i ndershëm”, thotë Ali Abunimah, themeluesi i faqes pro- palestineze, Electronic Intifada. “Arsyeja për të cilën jemi këtu është se për shumë dekada e ashtuquajtura bashkësia ndërkombëtare e ka hequr përgjegjësinë e saj ndaj popullit palestinez duke u mbeshtetur tek Shtetet e Bashkuara si ndërmjetësi i sinqertë, por realiteti është i qartë për të gjithë, pasi Shtetet e Bashkuara kanë qenë faktor kryesor si furnizues armësh dhe financier i Izraelit”.
Ndërsa bashkësia ndërkombëtare shpreh vetëm shqetësime të pafundme dhe refuzon të ndërmarrë hapa të drejtpërdrejtë kundër Izraelit për pushtimin e tokave palestineze, Abunimah i bëri thirrje grupeve të shoqërisë civile për të vepruar. “Askush nuk mund të vazhdojë të fshihet mes procesit të rremë të paqes dhe fjaleve të rreme për një zgjidhje dy shtetesh. Nëse ata vërtet janë të shqetësuar për situatën, është koha për veprim, është koha për sanksione “, tha aktivisti./rt/Gazeta Impakt