Një klip i çuditshëm është shfaqur në Internet, i cili tregon se një fantazmë ka shkaktuar kaos në kuzhinë duke rrëzuar një gotë dhe lëvizur një thikë. Pronari i shtëpisë ka vendosur një kamer të fshehtë për të kapur “frymën mbinatyrore” siç e quan ai, pasi kishte vënë re se objektet ishin në vende të ndryshme.

Videoja fillon me një dhomë të heshtur dhe të zbrazur, por papritur dera e raftit hapet dhe qëndron e tillë, ndërsa një gotë rrëzohet në dysheme.

Videoja e frikshme besohet se është filmuar në Amerikë dhe që është postuar më pas në faqen e LIveLeak duke marrë shumë shikime.

Komentet për këtë video kanë qenë të shumta, kishte nga ata që e besuan duke treguar dhe përvojën e tyre personale, por disa nga personat janë tallur duke e quajtur çmenduri këtë.

5 COMMENTS

Comments are closed.