Shqip

Video galeri
Foto galeri

TV

TURQIA
BALLKANI
BOTA
EKONOMIA
KULTURA DHE ARTI
JETA DHE SHËNDETI
SHKENCA DHE TEKNOLOGJIA
Infografik
MË SHUMË

Faqja Kryesore BOTA Venezuelë – 4 person…

Venezuelë – 4 persona humbin jetën në përleshjet në kufirin me Kolumbinë
Përleshjet u jetuan mes forcave të sigurisë dhe opozitarëve gjatë tentativës për dorëzim dhe futje në vend të “ndihmave humanitare” të dërguara nga USAID.
24.02.2019 ~ 24.02.2019

Pretendohet se në përleshjet e dala në kufi gjatë tentativës për të dërguar “ndihma humanitare” në Venezuelë janë vrarë 4 persona.

Përleshjet u jetuan mes forcave të sigurisë dhe opozitarëve gjatë tentativës për dorëzim dhe futje në vend të “ndihmave humanitare” të dërguara nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) presidentit të vetshpallur të përkohshëm të Venezuelës, Huan (Juan) Guaidos në kufirin e Kolumbisë me Venezuelën.

Forcat venezuelase të sigurisë ndërhynë me gaz lotsjellës ndaj opozitarëve, të cilët hodhën gurë dhe koktej molotovi në urën ndërkombëtare “Simon Bolivar”, e cila lidh Kolumbinë me Venezuelën.

Ndërkaq djegia e kamionëve që transportonin ndihma humanitare në urën “Francisco de Paula Santander”, që është një urë tjetër në kufi shkaktoi debate në vend.

Burimet pranë qeverisë pretenduan se kamionët janë djegur nga ana e protestuesve për të shkaktuar provokime, ndërsa burimet e opozitarëve thonë se zjarri është vënë nga Garda Kombëtare Bolivare (GNB).

“Foro Penal”, një organizatë e shoqërisë civile e afërta me opozitën, pretendoi se në përleshjet e jetuara në kufi kanë humbur jetën 4 persona dhe janë plagosur mbi 200 të tjerë, ndërsa 51 persona janë ndaluar nga forcat e sigurisë.

Qeveria e Venezuelës ende nuk u prononcua në lidhje me çështjen.

Kufiri me Brazilin, ku u jetuan përleshjet e para, aktualisht është vendi i vetëm prej nga hyjnë ndihmat humanitare.

Bëhet e ditur se në orët e mëngjesit nga Brazili në Venezuelë kanë hyrë ndihmat humanitare në ilaçe, sasia e të cilave nuk u deklarua.

Ndërkaq pretendohet se anija me “200 tonë ndihma humanitare” për Venezuelën, që pritej të mbërrijë nga Porto Riko, u ndalua në ujërat ndërkombëtare dhe u tërhoq nga forcat detare venezuelase.

Burimet kolumbiane pretendojnë se deri më sot nga ushtria e Venezuelës janë arratisur dhe strehuar në Kolumbi mbi 60 ushtarë dhe ushtarakë me grada të ndryshme.

Ndërsa Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro deklaroi se kanë ndërprerë të gjitha marrëdhëniet politike dhe diplomatike me Kolumbinë dhe se nga diplomatët kolumbianë kanë kërkuar të largohen brenda 24 orëve./ trt

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/
autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e epavarura.com

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Info on that Topic: epavarura.com/venezuele-4-persona-humbin-jeten-ne-perleshjet-ne-kufirin-me-kolumbine/ […]

Comments are closed.