Punëtorët në industrinë amerikane të mishit të pulës, ballafaqohen me probleme të ndryshme në vendin e punës, sidomos kur është fjala për pushimin dhe shkuarjen në tualet, pasi punëdhënësit e tyre vazhdimisht ua shkurtojnë kohën e pauzës në mënyrë që të ruajnë ritmin e prodhimit, thuhet në një raport që bazohet gjatë tri viteve hulumtim të kryer nga organizata humanitare Oxfam America.

Punëtorët janë duke u munduar t’ia dalin edhe përkundër shkurtimit të pauzës për nevoja themelore të njeriut. Ata kryejnë nevojat fiziologjike derisa punojnë në linjën e prodhimit, duke veshur pelena në orar të punës dhe përmbahen nga pirja e lëngjeve si dhe durojnë dhimbje të mëdha. Por nuk vuan vetëm dinjiteti i tyre, ata janë të rrezikuar nga problemet e ndryshme shëndetësore”, thuhet në përfundim të raportit të publikuar në faqen e kësaj organizate.

Ky hulumtim është kryer në gjithë Amerikën, përmes intervistave me ish-punëtorët dhe ata aktual të industrisë së shpendëve, agjentët e tyre, avokatët, profesionistët mjekësorë dhe analistët, si pjesë e një fushate për të evokuar në përmirësimin e kushteve të përgjithshme të punës në industrinë e shpendëve.

3 COMMENTS

Comments are closed.