Para ca kohësh WikiLeaksi ka zbuluar se ish sekretarja e shtetit të SHBA-ve Hillary Clinton zyrtarisht ishte e informuar për financimin e grupeve islamike terroriste nga ana e Arabisë Saudite dhe Katarit, por nuk e ka parandaluar atë. ISIS-i dhe Al-Qaeda furnizoheshin me armë, municion, ndihmë humanitare, ndërsa disa terroristë merrnin edhe shërbime mjekësore të nivelit më të lartë. Në tërë këtë rrëfim ishte e paqartë se si terroristët posedonin aq shumë vetura Toyota, e cila u bë shenjë mbrojtëse e grupit terrorist. Me insistimin e Rusisë dhe Sirisë prodhuesi japonez i veturave Toyota ka kryer hulumtimin intern, me ç’rast rezultatet nga ky hulumtim i janë dërguar palëve të interesuar(Rusisë dhe Sirisë) dhe bëhet fjalë për mijëra vetura Toyota dërguar për pjesëtarët e ISIS-it.

Terroristët e ISIS-it veturat i kanë fituar në këtë mënyrë: në të vërtetë 22 500 vetura Toyota i ka blerë një fabrikë e Arabisë Saudite, 32 000 vetura i ka blerë Katari, ndërsa 4500 vetura Toyota ISIS-i i ka marrë nga ushtria jordaneze, ndërsa garant i tërë këtij transaksioni me vetura ishte një bankë e Jordanisë. Këto janë pikërisht ato automjete në fotot e shumta për gjatë tërë Lindjes së Afërt. Kemi parë paradat e shumta të terroristëve me veturat e reja të tipit Toyota mbi të cilët valëvonin flamujt e tyre të zezë. Ish ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, Mark Wallace me një rast ka deklaruar se Toyota Hilux i Toyota Land Cruiser janë shenjat apo simbolet e njohjes së ISIS-it.

Me këtë fare nuk e kriminalizojmë Toyotën e cila më në fund është përgjigjur në mënyrë të duhur në kërkesat e shtruara nga Rusia dhe Siria. Toyota theksoi se kërkesë të këtillë kompanisë askush nuk i ka shtruar nga shtetet e të ashtuquajturës koalicionit amerikan” për luftë kundër terrorizmit”, edhe pse si po shihet se shumë lehtë ishte të shtrohej pyetja dhe të fitohet përgjigjja e duhur në mënyrë adekuate.

Blerja e veturave të reja ka shkuar sipas kanaleve zyrtare, por këto ishin operacionet komerciale në një shkallë të lartë, ndërsa për transportimin e tyre janë përdorur anijet si dhe rrjeta e gjerë logjistike. Mirëpo shërbimet sekrete perëndimore kurrë as që kanë shtruar ndonjë pyetje rreth kësaj, e lere më të zbulojnë apo të shohin. Natyrisht parku i veturave të tipit Toyota për të ashtuquajturin”Kalifat” ishte vetëm pjesë e vogël e ndihmësi të cilët ISIS-i e merrte nga të gjitha anët.

9 COMMENTS

Comments are closed.