Një 19-vjeçareje së cilës i duhej të jetonte në një kovë me akull sepse trupi i saj ndaloi së rritur kur ajo ishte foshnjë, ka vdekur.

Rahma Haruna, nga Kano në Nigerinë veriore, u bë e famshme, pasi vëllai i saj 10-vjeçar shpërndau një foto të saj në internet.

3BAB418000000578-4068818-image-m-9_1482862352488

Dikur ajo kishte qenë një foshnje e shëndetshme e më pas ishte diagnostikuar me një sëmundje misterioze që nuk e la trupin e saj të zhvillohej, ndërkohë që koka e saj u rrit në madhësinë e një adoleshenteje normale.

Ajo ka patur dhimbje kronike për shkak të gjendjes së saj dhe i duhej të qëndronte brenda një kove me akull për t’i lehtësuar sadopak ato. Asaj i kishin dhuruar një karrige me rrota në mënyrë që të mund të lëviste gjatë kohës që qëndronte në kovë.

Fotografja Sani Maikatanga ishte ajo e cila shpërndau lajmin për vdekjen e saj./tvklan.al

7 COMMENTS

Comments are closed.