Pak ditë më parë u raportua rasti i parë ku një gjyqtar britanik ka dhënë një vendim sa historik, aq edhe të kontestueshëm duke i njohur të drejtën një 14 ­vjeçareje të sëmurë termale me kancer që të vendoset në gjendje të ngrirë frigoriferike me shpresën e gjetjes së një kure në të ardhmen. Ishte nëna e saj që këmbëngulte në kryerjen e kësaj procedure, ndërkohë që babai i saj e kundërshtonte edhe për shkak se kjo proçedurë është shumë e kushtueshme. Por në fund gjyqtari e pranoi ngrirjen e trupit të 14 vjeçares, e cila para se të vdiste e kishte kërkuar diçka të tillë.

Ndërkohë ka pasur edhe disa raste të tjera kur persona të prekur nga të llojeve të ndryshme të kancerit, janë ngrirë me shpresën se pas qindra vitesh mund të sillen sërish në jetë. Mirror ka bërë publike disa pamje nga ambientet ku bëhen ngrirjet…