Rruga e rrëshqitshme dhe mjegulla mendohet se ishin faktorë shtesë në aksidentin tragjik dhe kolosal që ndodhi në një autostradë në verilindje të Kinës. 17 persona humbën jetën në autostradën që lidh Pekinin me Kunimung, në aksidenti ku u përfshinë 56 automjete. 37 persona të tjerë mbetën të plagosur.

Autoritetet kineze thanë se veç kushteve të vështira atmosferike, aksidenti ndodhi menjëherë pas daljes nga një tunel dhe kjo bëri që të përfshiheshin më shumë makina. Disa drejtues mjetesh që i mbijetuan aksidentin treguan se mjegulla pas daljes nga tuneli ishte tepër e dendur dhe kur më në fund vinin re rrugën e bllokuar nga makinat e përplasura më parë, ishte tepër vonë për të frenuar.

Autoritetet lokale thanë se në orët para aksidentit tragjik në zonë kishte rënë borë dhe shi, diçka që rezultoi edhe në ngrirjen e disa pjesëve të rrugës. Zjarrfikësit kineze treguan se kur mbërritën në vendngjarje, luftuan me flakët në makinat e para që ishin përplasur. Autoritetet tashmë kanë nisur hetimet për të zyrtarizuar shkakun e këtij aksidenti tragjik, ndërsa autostrada është ende e mbyllur.

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: epavarura.com/video-foto-aksident-frikshem-ne-kine-perfshihen-56-makina-vdesin-17-persona/ […]

Comments are closed.