“Ergys Fasllia, një nga të arrestuarit si i dyshuar për lidhjen me ISIS me vështirësi mbante familjen e tij, e jo më të financonte për ISIS”. Ky është qëndrimi i gjyshes së tij, Mynire Dibra, e cila ende nuk kupton se perse Policia mori nipin e saj si të dyshuar, ndërkohë që ky i fundit sipas saj, u prangos dhe u vu në listën e të dyshuarve thjesht se është besimtar mysliman.

“Ergysi ishte në gjumë, në dhomë. Të gjithë ishin në gjumë, veç unë dhe vajza ishim zgjuar. Trokiti dera. I ranë herën e parë dhe ikën. kur trokitën herën e dytë i thamë kush është, dhe u përgjigjën policia. Ne u habitëm se ishte e papritur. I folëm Ergysit. Atëherë hapëm derën, dhe kërkuan Ergysin. Thanë që do e merrnin për verifikim. Një polic e një civil qëndroi për të kontrolluar shtëpinë. U sollën mirë, nuk ishin agresive. Pasi nuk gjetën kurrgjë, bënë procesverbal, firmosën dhe u larguan. Më pas kur e pamë në televizor pamë që i kishin arrestuar, dhe thanë që i akuzonin për financim terrorizëm. U habitëm. Ergysi s’ka patur lekë tepër sa për t’u marrë me këto gjëra. Ai berber ka qenë. Ka bërë shkollë. Hyri infermier sa të mbajë familjen, se është me dy fëmijë. Madje e ka ndihmuar edhe i ati. Nuk e di se kush ia ka bërë këtë punë Ergysit. Ai ka qenë i urtë dhe i mirë gjithmonë. Në asnjë mënyrë nuk kemi dëgjuar këtë gjë. Ergysi i ka falur 5 vaktet, i kemi falur edhe ne. Po ISIS nuk e kemi përmendur kurrë. Ka qenë një besimtar i thjeshtë si gjithë të tjerët. I bëjmë thirrje shtetit që t’i shohë mirë këto gjëra. Duam ta lirojnë sa më parë. Në procesverbal firmosën që nuk gjetën asgjë në shtëpi, atëherë ai është i pafajshëm. Ai është treguar i kujdesshëm në gjithçka në pagesë qiraje, sigurimesh, detyrimesh ndaj shtetit. jetonte në kushte të vështira, pasi rroga nuk i mjafton. Nuk ka mundësi ai për këto gjëra”, rrëfen ajo.

Gjyshja e Ergysit i bën apel Organeve ligjzbatuese të publikojnë provat që implikojnë nipin e saj ose në kundërt t’i japin fund arrestimit thjesht për bujë mediatike.

Ergys Fasllia dhe 4 shtetas të tjerë u arrestuan nga njësi të specializuara të policisë, duke u akuzuar si persona që rekrutojnë dhe mbështesin financiarisht organizatën ISIS.

https://youtu.be/_n9L8K2uTFo

8 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More on to that Topic: epavarura.com/video-nipi-akuzohet-si-financues-isis-gjyshja-e-ergys-fasllise-ai-mezi-mban-familjen-buke/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: epavarura.com/video-nipi-akuzohet-si-financues-isis-gjyshja-e-ergys-fasllise-ai-mezi-mban-familjen-buke/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Here you can find 48262 additional Information on that Topic: epavarura.com/video-nipi-akuzohet-si-financues-isis-gjyshja-e-ergys-fasllise-ai-mezi-mban-familjen-buke/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Here you will find 60489 more Information on that Topic: epavarura.com/video-nipi-akuzohet-si-financues-isis-gjyshja-e-ergys-fasllise-ai-mezi-mban-familjen-buke/ […]

  5. … [Trackback]

    […] Information on that Topic: epavarura.com/video-nipi-akuzohet-si-financues-isis-gjyshja-e-ergys-fasllise-ai-mezi-mban-familjen-buke/ […]

Comments are closed.