Një ngjarje aspak e pazakontë ka ndodhur në Texas, ku një vajzë e re është ndaluar nga forcat e policisë pasi kaloi semaforin me të kuqe.

3 oficerë janë afruar pranë automjetit të saj dhe më pas e kanë nxjerrë jashtë për të kontrolluar. Pasi nuk gjetën gjë në makinë, ata kanë shtrirë me forcë vajzën dhe i kontrolluan vaginën për 11 minuta.

Në një video të publikuar nga HuffingtonPost, vajza shprehet: “Dhe ishin këta oficerë që më ngacmuan, më përdhunuan, më degraduan”.

Më pas, ajo vazhdon: “Kur nuk u gëzua se nuk gjeti gjë, i vendosi të gjitha gishtat brenda meje!!”.

Charnesia Corley tregon se ngjarja ka ndodhur në 2015-ën, por tani ka siguruar videon dhe do të hapë një proçes gjyqësor për shkelje të të drejtave të saj kushtetuese. Ndërkohë policia shprehet se ata dyshonin për marijuanë brenda automjetit të Corley-t. ///