Një vajzë misterioze që është duke jetuar në rrugët e Romës, e cila flet anglisht por nuk dihet identiteti i saj ka bërë bujë në internet për ta identifikuar atë. Vajza bionde, e cila mendohet se është nga fundi i adoleshencës, ka tërhequr vëmendjen e shumë italianëve për shkak të sjelljeve të saja dhe paaftësinë për të folur italisht. Njerëzit kanë thënë se ajo refuzon që të marrë para në rrugë, ndërsa përgjigjet në anglisht.

Një fushat në internet që është bërë për ta identifikuar atë, thotë se ajo duket si disa vajza të zhdukura, duke përfshirë Amanda Adlai e cila është zhdukur në Michigan të SHBA në vitin 2008, Maria-Brigitte Henselmann e cila është zhdukur në Gjermani në vitin 2008, e edhe Madeleine McCann e cila është zhdukur në vitin 2007.

Policia italiane është munduar që ta identifikojë vajzën, e cila nuk ka pasaportë, ID apo asgjë tjetër me vete që mund ta identifikojë atë. Tani një fushatë në internet është duke tentuar që ta identifikojë vajzën dhe ta kthejë atë në shtëpi pata krishtlindjeve. Ndërsa pothuajse në të gjitha televizionet italiane është shfaqur një video, dedikuar asaj, me pyetjen “Kush është kjo”.

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: epavarura.com/video-vajza-misterioze-endet-rrugeve-te-italise-shperthen-fushata-ne-internet/ […]

Comments are closed.