Kohët e fundit, videot virale në internet përgjithësisht kanë qenë të qeta, ose e thënë ndryshe në video thjesht duhet të rrije pa lëvizur. Ishte një sfidë, sfida e manekinit me hashtagun #mannequinchallenge, ku duhet të rrije si i ngrirë sikurse po bëje një foto. Më pas, ishte sfida Andi po vjen #andyiscoming, në të cilën të gjithë të pranishmit duhet të binin në dysheme, sikurse lodrat në filmin vizatimor Toy Story.

Tani, është ndryshuar paksa ritmi  në videot virale, me sfidën e re ” Trump po vjen”, me hashtagun #trumpscomingchallenge. Kjo sfidë  ka si skenar dikë pas kamerës që bërtet “Trumpi po vjen”  ndërsa të gjithë të pranishmit duhet të vrapojnë për jetën e tyre./Përshtati:Jonida Dama/Dritare.net

Shikoni videot më poshtë për të krijuar një ide më të qartë të sfidës virale.

 

4 COMMENTS

Comments are closed.