Videoja shqetësuese tregon një person në Afrikën e Jugut, i cili fut në arkivol me zor një person me ngjyrë, duke e kërcënuar se do t’i vinte zjarrin.

Videoja është bërë virale në mediat sociale, por ndërkohë janë rindezur debatet për konfliktet racore që vazhdojnë të jenë një mallkim për Afrikën Jugore. Rasti vjen dy dekada pas përfundimit të aparteidit kundër njerëzve me ngjyrë.

Personi i bardhë që ka futur personin me ngjyrë në arkivol besohet të jetë një fermer, i cili e godet atë me një shkop dhe e kërcënon se do t’i hidhte benzinë.

Ndërkohë, një mashkull i dytë që mban kamerat, dëgjohet duke e kërcënuar se do ta hidhte në një vend me gjarpërinj, ndërsa burri në arkivol dëgjohet duke lëshuar klithma të forta, teksa kapu po i mbyllet.

Dhuna në ferma në disa zona të Afrikës së Jugut është e zakonshme. Ende nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur kjo. Tensionet mes të bardhëve dhe jo të bardhëve duket të jetë më keq se kurrë.

Në janar të këtij viti, Komisioni i Afrikës së Jugut për të Drejtat e Njeriut ka marrë 160 ankesa që lidhen me racizmin, shifra më e lartë mujore në historinë e saj 20-vjeçare.

14 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you can find 13761 additional Information to that Topic: epavarura.com/videoja-shokuese-fut-te-gjalle-ne-arkivol-njeriun-ngjyre/ […]

Comments are closed.