“Vish çfarë të duash në plazh”, kjo është motoja e protestës së britanikëve përballë ambasadës franceze në Londër.

Protesta zhvillohet teksa në Francë, policia u ka vënë gjobë grave myslimane që shkojnë në plazh me veshje të padukshme.

Protesta pritet të zhvillohet të enjten pasdite (25 mars)! Një nga organizatorët, Fariah, e cila nuk preferoi t’i bëhej publik mbiemri, tha se 3 000 mijë persona janë ftuar në protestë nëpërmjet Facebook.

Ata protestojnë në shenjë solidarizimi me gratë myslimane të Francës, pas vendimit për ndalimin e burkinit në publik.

“Ky ndalim përjetëson një stereotip ndaj grave myslimane”, tha Fariah. Fariah dhe organizatorët e tjerë janë kritikuar për shpalljen e protestës vetëm për gratë, duke krijuar një hapësirë identifikimi vetëm femrat.

Disa thanë se protesta duhet të jetë më e hapur pasi prek të dy gjinitë dhe është çështje racizmi.

“Ne duam të krijojmë një hapësirë të sigurt për gratë për të treguar solidaritet me ato që janë prekur”, tha Fariah. “Ka veprime të tjera solidariteti që janë për burrat dhe gratë … por kjo është vetëm për gratë.”

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More Info here to that Topic: epavarura.com/vish-cfare-te-duash-ne-plazh-britaniket-kunder-francezeve/ […]

Comments are closed.