Para pak ditësh një masë njollash diellore u rrit në përmasa dhe shkaktoi një stuhi magnetike që gjynjëzoi teknologjinë e kohës si dhe dështoi shumë manovra ushtarake. Natën e 18 dhe 19 shtatorit në tokë u regjistrua një stuhi magnetike, më e dhunshmja që ka ndodhur ndonjëherë. Përditshmëria e jetës merrte udhë, ndërkohë që në pjesën më të madhe të planetit ndodhte Lufta e dytë botërore. Në ato netë aurorat vallzonin në qiell deri në lartësi shumë të ulëta. Tensioni në linjat elektrike të Shteteve të Bashkuara pësoi oshilacione të forta, ndodhi një shkëputje e plotë energjie gjatë një ndeshje bejzbolli, tek një radio pati interferenca bisedash telefonike të qytetarëve në frekuencat e saj. Në Oqeanin Atlantik, aurorat u bënin dritë aleatëve në atë që duhej të ishte një manovër lufte.

Në fillim njollat dhe më pas shpërthimi. Gjithçka filloi në 10 shtator gjatë mbylljes së një faze të ciklit të numrit 17 të Diellit, kur astronomët observuan një masë njollash diellore në bazë të gjatësisë, në zgjatimin e anës lindore të yllit. Në ditët në vazhdim njollat u rritën në përmasa duke iu afruar qendrës së diskut diellor, u shtrinë kaq shumë sa ishin të dallueshme nga syri. Në 17 shtator, në orën 8:38 me orën lokale, observatori i Grenuiçit regjistroi një prominencë diellore mbi njollat dhe në orën 16:26 ndodhi një shpërthim. Departamenti i Magnetizmit Tokësor nxori një komunikatë, ku paralajmëronte për pasojat në aparaturat e radiove.

Reaksioni zinxhir. Pas 20 orësh nga sinjalizimi i Grenuiçit, stuhia magnetike goditi planetin tonë duke sjellë një pështjellim të regjistruar në të të gjithë observatorët e tokës. Qiejt e errët u ndezën nga aurora boreale të mrekullueshme deri në lartësi të pazakonta, ka dëshmi që aurorat shpërthyen në qiellin e kryeqytetit të Meksikës dhe më pak në përmasa në USA. Shumë menduan për veprime luftarake me armë të reja. Aurorat ndiçuan edhe qiejtë europianë deri në Leningrad, ndërsa në Atlantikun verior, në lindje të Groelandës u zbuluan manovrat e fshehta të shumë anijeve të luftës. Ka të ngjarë që një luftanije kanadeze “SC44 Corvette HMC Levis” të jetë mbytur nga një nëndetëse gjermane nga zbulimi që iu bë për shkak të ndriçimit. Ky episod, pak i njohur krahasuar me atë të vitit 1859 (ngjarja e Kerringtonit), ka ndodhur në kohën e luftës dhe sjell akoma në vëmendje pritshmërinë e saj që mund të ndodhë nëse Toka goditet nga një stuhi magnetike me intensitet të fortë.

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you can find 47671 more Information to that Topic: epavarura.com/viti-1941-stuhia-diellore-qe-tronditi-token-mund-te-rikthehet/ […]

Comments are closed.