Ndonjëherë njerëzit kalojnë në ekstrem kur bëhet fjalë për çokollatën e tyre të preferuar, – dhe ky hajdut nuk e përmbajti dot veten kur pa një KitKat në makinën e studentit Hunter Williams.

Megjithëse u rrëmbye dhe i vodhi çokollatën, “krimineli” nuk harroi të tregohej i edukuar, duke i lënë Williams një shënim shumë të sjellshëm.

“Pashë çokollatën në makinën tënde. I dua shumë çokollatat Kit Kat kështu që kontrollova nëse dera ishte e hapur. Nuk kam marrë asgjë tjetër përveç asaj. Të kërkoj falje, isha i uritur”, shkruan hajduti.

Por pasi studenti nga Kansasi postoi foton në Twitter, në vend të merrte mbështetje për “dhimbjen” e tij, shumica e përdoruesve online rrëfyen se do të bënin të njëjtën gjë si personi në fjalë.

a-thief-nicked-a-kitkat-and-left-a-hilariously-polite-note-136410943989103901-161031134029 257288

8 COMMENTS

Comments are closed.