Rusia ka prezantuar helikopterët më të avancuar në botë sipas saj, prezantim i cili vjen në kulmin e tensioneve midis Moskës dhe Perëndimit. Gjenerata e re e helikopterëve

“Night Hunter”, është i telekomanduar me lazer, ndërsa është i përgatitur për një fushatë të madhe bombardimesh në Aleppo.

Komandantët ushtarakë rusë pretendojnë se helikopteri i njohur ndryshe edhe si Mi-28nm, është më i mirë se helikopterët e NATO-s dhe se mund të sulmojë edhe më të njohurit që përdor Aleanca, Apache.

Helikopterët që përdorin edhe dromët parakaluan në Kremlin gjatë një parade të posaçme, vetëm pak ditë pas prezantimit të raketës bërthamore “Satan 2”, e cila është aq e fuqishme sa mund të shkatërrojë një shtet si Francën.

Gazeta shtetërore ruse “Rossiyskaya”, helikopteri “Night Hunter” do të jetë i armatosur me bombat më të fundit, ndërsa do të ketë edhe dron për të mbledhur të dhënat më të fundit nga terreni..

Ky helikopter është një “hapësirë e vetme informative” për të koordinuar sulme vdekjeprurëse.

Helikopteri do të jetë në gjendje të kryej një arsenal konvencional të raketave përfshirë modelet e brezit të ardhshëm si Ataka dhe Khrizantema, si dhe një sistem i sofistikuar i mbrojtjes lazer.

Helikopteri është i pajisur me një sistem të fundit anti-zhurmë si dhe një koleksion lazer i projektuar për të shmangur të gjitha raketat ekzistuese.

https://youtu.be/yXdX4XbtatE

8 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 39395 more Information on that Topic: epavarura.com/vjen-super-helikopteri-rus-gatshem-per-te-shkaterruar-ato-te-nato-s/ […]

Comments are closed.