StandardToilet ka projektuar një ndenjëse tualeti (ndryshe bide), e destinuar për kompani të ndryshme në funksion të efikasitetit të punës. Kjo pasi ndenjësa i detyrom punëtorët që të qëndrojnë ulur më pak në kohë.
Disa kompani dhe qeveritë lokale janë tashmë të interesuar në blerjen e këtyre tualeteve, shkruan LADBible.

Tualeti është i pjerrët 13 gradë. Dhe pjerrësia krijon presion te këmbët e personit. Për shkak të kësaj, ai është i detyruar të ngrihet në këmbë pas pesë minutash ulur.
Duke gjykuar nga fjalët e Mahabir Gill nga StandardToilet, kjo ndenjëse do të gjenerojë kursime ekonomike për kompanitë sepse punëtorët do të ulen më pak dhe do të punojnë më shumë.
Gill pretendon që kjo të ketë një efekt pozitiv dhe në shëndetin e njeriut, kur është fjala për muskujt e sipërm dhe të poshtëm të këmbës.
Sipas një studimi të kryer nga Protection.co.uk në 8 qytete në Mbretërinë e Bashkuar, punonjësit kaluan mesatarisht 28 minuta në të, gjë që ndikoi në efikasitetin e kompanisë përkthyer në zvoglëim humbjesh.
Sidoqoftë, për autorin projektit të WC-së allasoj, Charlotte Jones, qëndrimi në tualet ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm.
Ajo vlerësoi se një qëndrim më i gjatë aty ishte shkaktuar nga hapësira jo adekuate e punës dhe ngarkesa e rëndë e saj, shkruan LADBible. //

3 COMMENTS

Comments are closed.