Do të ishte një lajm i bujshëm nëse do të konfirmohej nga Kremlini.

Vladimir Putin mund të japë dorëheqjen si president i Rusisë.

Deklaratë vjen nga një njeri i afërt i tij, Valery Solovey.

Solovey i cili është profesion në Institutin Shtetëror për Çështjet e Jashtme në Moskë, thotë se Putin ka probleme shëndetësore.

“Putin mund të ketë shfaqje shumë të rralla vitin e ardhshëm për shkak të disa problemeve shëndetësore, ose edhe mund të dorëhiqet”, thotë ai.

I pyetur për të thënë diçka më konkrete ai përgjigjet “Fola shumë,nuk më lejohet të them më tepër se kaq”.

Ai shtoi se emrat e përfolur për ta zëvendësuar janë kryeministri Medvedev dhe Alexei Dyumin, ish-truproja i Putin, raporton tema.

Artikulli u botua në median ruse Moskovsky Komsomolets, por pas disa orësh u fshi nga faqja, shkruan Daily Star.

http://www.dailystar.co.uk/news/latest-news/561163/vladimir-putin-to-qui…

2 COMMENTS

Comments are closed.