Vogëlushja e serialit “Nënë” që përloti teleshikuesit shqiptarë, ja kush është ajo në jetën reale

59

Të gjithë e kemi parë në serialin “Nënë” në Televizionin Klan. Po kush është aktorja e vogël dhe shumë e talentuar që luan rolin e Melek Akçay, apo Turnës?

Sipas të përditshmes turke “Hurriyet”, Beren Gokyildiz ka lindur në vitin 2009, në Stamboll, ndërsa për herë të parë para shikuesve është shfaqur në vitin 2014, në moshën 5-vjeçare në një tjetër serial.

Aktualisht e vogla Beren po vazhdon shkollën fillore në qytetin e saj të lindjes, teksa falë talentit të jashtëzakonshëm ia ka dalë të fitojë zemrat e ndjekësve dhe të arrijë shuma të majme fitimesh nga përfshirja në seriale dhe reklama të ndryshme.

Sipas medias turke, në serialin “Nënë” Beren fitonte deri mbi 5000 Lira turke (rreth 2 mijë dollarë në vitin 2016) për një seri të telenovelës.

Në këtë serial vogëlushja ka prekur zemrat e të gjithëve me rolin e saj të brishtë. Vajzë e një familjeje ku dhuna është përditshmëri, Melek fillimisht “rrëmbehet” nga mësuesja e saj e dashur.

Jeta e Melekut mes dhunës, pamundësisë ekonomike, vështirësive në rritjen e vëllait më të vogël dhe dashurisë për mësuesen të cilën e thërret edhe “nënë”, bëri që Beren Gokyildiz të fitojë edhe çmimin prestigjioz si aktorja më e mirë e vogël në Turqi për vitin 2016.

Source: tvklan.al

Loading...