Një supremacist i bardhë i cili ka qenë i akuzuar për vrasjen e nëntë besimtarëve me ngjyrë në një kishë në Karolinën e Jugut me motive racore është shpallur fajtor.

Njëzet e dy vjeçari Dylann Roof u shpall fajtor për krime federale të urrejtjes dhe tani përballet me dënimin me vdekje.

Gjykata gjithashtu e shpalli fajtor për pengimin e ushtrimit të fesë.

Sulmi në Kishën “Emanuel African Methodist Episkopale” ka tronditur kombin.

Dhe ka ndezur një debat në lidhje me marrëdhëniet racore.

Roof është fotografuar duke mbajtur flamur beteje, e cila ishte përdorur nga Jugu në Luftën Civile Amerikane dhe ka qenë simbol në mbështetje të skllavërisë.

Në një shërbim përkujtimor për viktimat, Presidenti Barak Obama këndoi Amazing Grace dhe i bëri një nga fjalimet e tij më të rëndësishme sa i përket racave.

4 COMMENTS

Comments are closed.