Do të ishte diçka unike dhe e vecantë nëse muslimanët francezë të dielën shkojnë në kishë. Është kjo thirrja që imamët francezë u kanë bërë besimtarëve muslimanë në Francë.

“Do të ishte dicka e madhe nëse vetëm 1 në 10 nga 5 milionë muslmanët që jetojnë në Francë t’u përgjigjeshin për t’iu bashkuar meshës së të dielës, në shenjë solidariteti për ngjarjen e shënuar në Rouen ku dy të rinj masakruan një prift” shkruhet në gazetën ipeshkvnore Avvenire e cila vlereson thirrjen e lëshuar një ditë më parë nga imamët në Paris.

Inisiativa e ndërmarrë nga Këshilli i Lartë Frances i fesë islame i kërkon besimtarëve të shfaqin solidaritet dhe dhembshuri për ngjarjen në kishën Saint-Etienne-du-Rouvray.

Apeli i fton përgjegjësit e xhamive, imamët dhe besimtarët të vizitojnë kishat më të afërta pikërisht ditën e dielë kur mbahet edhe mesha e mëngjesit. Këshilli i Besimit Islam e cilësoi sulmin e të martës një akt të tmerrshëm dhe shokues.

Një ditë më Parë Ati i Shenjtë Papa Francesku u shpreh se bota është në luftë por jo në një luftë fetare.

3 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 33558 more Info to that Topic: epavarura.com/vrasja-e-priftit-imamet-franceze-thirrje-muslimanet-te-dielen-ne-kishe/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Here you will find 79707 more Info on that Topic: epavarura.com/vrasja-e-priftit-imamet-franceze-thirrje-muslimanet-te-dielen-ne-kishe/ […]

  3. … [Trackback]

    […] There you will find 42429 more Info on that Topic: epavarura.com/vrasja-e-priftit-imamet-franceze-thirrje-muslimanet-te-dielen-ne-kishe/ […]

Comments are closed.