Izet Haxhia ka deklaruar se do të zbardhë publikisht të gjitha vrasjet e Sali Berishës, por ka hasur në ‘dërras të kalbur’ në sistemin e shkatërruar të drejtësisë, ku duket se dora kriminale e Berishës ka depërtuar në çdo qelizë të tij, duke kthyer në anën e tij edhe njeriun më të afërt të Azem Hajdarit.

Teksa ky fillim shtatori pritej të trondiste politikën shqiptare, me në krye Sali Berishën, një lajm jo i mirë erdhi sot nga drejtësia e kalbur shqiptare. ‘Vrasja e shekullit’, ajo e Azem Hajdarit, ka ngecur sërish, duke futur në qorrsokak dosjen më të nxehtë politike, që do të shkaktojë ‘tërmet’ në SHQUP.

Shkak për ngecjen e procesit u bë gjyqtarja Fatmira Hajdari, pjesë e trupës gjykuese, e cila dha sot dorëheqjen pa e argumentuar me ndonjë arsye të fortë. Gruaja e legjendarit të vrarë nga politika, Azem Hajdari, ka vendosur sot të lërë në vend numëro këtë proces, që është kërkuar të rigjykohet nga Izet Haxhia.

Ky i fundit ka deklaruar se do të zbardhë publikisht të gjitha vrasjet e Sali Berishës, por ka hasur në ‘dërras të kalbur’ në sistemin e shkatërruar të drejtësisë, ku duket se dora kriminale e Berishës ka depërtuar në çdo qelizë të tij, duke kthyer në anën e tij edhe njeriun më të afërt të Azem Hajdarit.

Bashkëshortja e Hajdarit është bërë edhe herë të tjera shkak për bllokimin e procesit, por sot ajo tregoi hapur se punon për Sali Berishën dhe nuk i intereson zbardhja e së vërtetës, ndonëse më parë e ka deklaruar se vrasja më e bujshme në historinë e politikës shqiptare është bërë për motive politike. Ajo sot del kundër zbardhjes së këtij krimi mafioz, pas të cilit fshihet direkt lideri historik i PD, Sali Berisha, duke ju treguar shqiptarëve se është në mbrojtje të tij apo më keq akoma se punon për të.

Hapja e dosjes së bujshme ‘Hajdari’ i kishte futur dridhmat Berishës, i cili e di shumë mirë fundit që e pret, por tashmë duket se do të jetojë i qetë këto ditë të para të shtatorit, derisa të zgjidhet trupa e re gjykuese për të vijuar procesin drithërues në zbardhjen e të vërtetës, që do të shënojë fundin e tij politik./Pamfleti

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/
autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e epavarura.com

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Information on that Topic: epavarura.com/vrasja-e-shekullit-ne-duart-e-krimineleve-gruaja-e-azem-hajdarit-vegel-e-sali-berishes/ […]

Comments are closed.