VEDAT XHYMSHITI

Duke i hedhur një sy në trashëgiminë që po e lë pas Presidenti Barack Obama, Micah Zenko nga Këshilli për marëdhënie të Jashtme ka shtuar të dhënat e departamentit të mbrojtjes nga sulmet ajrore dhe bëri një zbulim befasues: vetëm në vitin 2016, administrata Obama ka hedhur të paktën 26,171 bomba.
Kjo do të thotë që çdo ditë të vitit të kaluar, ushtria amerikane sulmoi luftëtarë apo civilë jashtë shtetit me 72 bomba; kjo do të nënkuptonte tre bomba çdo orë, në 24 orë në ditë, vlerëson këshilli i koalicionit paqësor kundër luftës me seli në Londër.
Derisa shumica e këtyre sulmeve ajrore ishin në Siri dhe Irak, bombat amerikane u lëshuam edhe mbi civilët në Afganistan përfshirë edhe spitalet e Mjekëve pa Kufij, pastaj në Libi, Jemen, Somali dhe Pakistan. Kjo do të thotë se SHBA-të kanë sulmuar nga ajri në vazhdimësi për 8 vjet shtatë vende me shumicë myslimane.
Një teknikë e bombardimeve që Presidenti Obama ka përkrahur është bombat nga ajri me fluturake pa pilot. Si kryekomandant i fluturakeve bombarduese pa pilot, ai përhapi përdorimin e tyre edhe jashtë fushëbetejave të deklaruara në Afganistan dhe Irak, kryesisht në Pakistan dhe Jemen. Obama ka autorizuar mbi 10 herë më shumë sulme të telekomanduara se George W. Bush, dhe automatikisht ka pikturuar të gjithë meshkujt e moshës ushtarake në këto rajone si luftëtarë, duke i bërë ata cak i lojës së tij për vrasjen e kontrolluar nga distanca.

Presidenti Obama ka deklaruar se aventurat e tij jashtë ushtarake janë ligjore sipas autorizimeve 2001 dhe 2003 – të përdorimit të forcës ushtarake të miratuar nga Kongresi për të shkuar pas al-Kaidas. Por, luftërat e sotme kanë shumë pak ose asgjë të bëjnë me ata që sulmuan Shtetet e Bashkuara më 11 shtator, 2001.

Ndërsa kandidati Barack Obama erdhi në detyrë duke u zotuar për t’i dhënë fund luftërave të nisura nga Xhorxh W. Bush, ai këtë javë po e lë zyrën e tij të cilën ai e ka përdorur për luftë më shumë se çdo president në historinë e SHBA-ve. Ai është gjithashtu i vetmi presidenti i cili shërbeu dy mandate të plota me kombin në luftë.

Presidenti Obama e ka zvogëluar numrin e ushtarëve amerikanë që luftojnë në Afganistan dhe Irak, por ai është zgjeruar në mënyrë dramatike me luftërat prej ajrit dhe përdorimin e forcave të operacioneve të veçanta rreth globit. Në vitin 2016, operatorët specialë amerikanë mund të gjenden në 70% të vendeve të botës apo 138 vende – një kërcim tronditës prej 130% që nga ditët e administratës së George W. Bush.
LEGALIZIMI I LAJMIT TË RREMË
Sikur të mom mjaftohej me gjithë veprimtaritë e tij që mund të cilësohen si krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, në orët e fundit para fundjavës së Krishtlindjeve, Presidenti amerikan Barack Obama në heshtje nënshkroi Aktin Autorizues të Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) në ligj – dhe duke i varrosur bashkë me të një buxhet ushtarak prej 619 miliardë dollarë (shih materialin PDF) ky veprim është një dispozitë e diskutueshme që përcakton themelimin e një qendre kombëtare anti-propagandë, derisa kritikët paralajmërojnë se kjo mund të jetë e rrezikshme për lirinë e shtypit.

Akti i Luftës kundër dizinformimit dhe propagandës themelon Qendrën Globale të Angazhimit nën mbikqyrjen e Departamentin të Shtetit i cili koordinon përpjekjet për: të njohur, të kuptoj, të vë në dukje, dhe të kundërshtojë dizinformatat e një shteti të huaj dhe propagandën ose dezinformatat jo-shtetërore që kanë për qëllim dëmtimin e interesave të sigurisë kombëtare në SHBA. Në emër të sigurisë kombëtare thuajse çdo individ është cak i shërbimeve amerikane të spiunazhit duke cënuar kështu shumë liri njerëzore dhe civile gjithandej nga kanë ndikim SHBA-të për pasojë duke pamundësuar rrëzimin e diktatorëve të cilët kanë qëndruar përkarh interesave të korporatave hegjemonike që kontrollojnë administratën në Uashington.

Sidoqoftë, ky veprim i presidentit Obama, është vetëm legalizimi i aktit të tyre të propagandës që ka vazhduar që nga dita kur Shtetet e Bashkuara pushtuan Irakun duke përhapur lajme të rreme në të gjithë botën për armët irakiane të shkatërrimit në masë një akt ky i cili shkaktoi vdekjen e miliona njerëzve të pambrojtur, në mesin e tyre fëmijë, gra, dhe burra të paarmatosur si dhe gazetarë që po raportonin gjendjen atje. Me fjalë të tjera Presidenti George W. Bush dhe shokët e tij ishin të përfshirë në krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, por ata i kanë shpëtuar drejtësisë deri më tani.
Është propaganda e SHBA-ve ajo që sugjeron se Kosova është një vend i lirë dhe demokratik dhe me përparim të begatë, kjo është propaganda amerikane që mbështeti krimin e organizuar dhe korrupsionin tash e 17 vjet në Kosovë. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është gjerësisht i njohur si një njeri që dyshohet të ketë qenë i përfshirë në krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, si dhe koka e mafias në Ballkan siç është raportuar nga shtypi i huaj. SHBA-të qëndrojnë pranë tij dhe kundër shumicës së qytetarëve të papunë dhe të varfëruar të Kosovës, të cilëve u është mohuar çdo mundësi e kualitetit jetësor, gjë që si pasojë e propagandës së nxitur nga SHBA-të të varfërit janë bërë të mjerë dhe ata ende mbeten të heshtur përballë një perandorie hajdutësh të cilët vodhën ç’mundën dhe mohuan çdo mundësi për jetë cilësore për të gjithë në vend. Akti i nënshkruar nga Presidenti Obama, është paralajmërim për secilin prej neshë se do të vërshohemi nga gënjeshtrat aq keq e tanimë të legalizuara, sa që nuk do të mund ta dallojmë fantazinë nga e vërteta.