Vrau pedofilin që abuzoi me vajzën e tij dhe u dënua me 40 vite burg. Vendimi i cili ka ngjallur polemika të shumta, erdhi këtë 15 nëntor, pas ngjarjes së ndodhur në vitin 2014.

Jay Maynor, 43 vjeç nga Alabama, SHBA, pranoi se ka vrarë Raymond Earl Brooks, 59 vjeç, pasi zbuloi se kishte abuzuar seksualisht me vajzën e tij, kur ajo ishte vetëm 4 vjeçe.

Pedofili kishte abuzuar me të voglën Julia, e cila tashmë është 24 vjeçe dhe nënë e tre fëmijëve, qysh kur ajo ishte 4 vjeçe dhe ky abuzim ka zgjatur për pesë vjet. Vogëlushja e konsideronte Brooks si një gjysh, pasi ai kishte adoptuar të ëmën e saj dhe për këtë arsye gjithë kohës kishin pasur marrëdhënie të ngushta, por askush nuk e kishte menduar se gjyshi adoptues mund të ishte një pedofil.

59- vjeçari gjatë procesit gjyqësor u dënua me 27 muaj burg. Por për Jay Mayno, dënimi nuk ishte i mjaftueshëm, kështu që vendosi të bëjë drejtësi vetë, duke e vrarë me armë zjarri përdhunuesin e së bijës.

Për këtë arsye ai u dënua me 40 vite burg. Vajza Julia e mbrojti të atin duke thënë, “Im atë është i mrekullueshëm, më i miri. Sa më përket mua, çdo ditë i jeto ato momente. Kam ndjekur terapi të ndryshme por nuk ka funksionuar”. Ajo thotë se i ati vetëm ka tentuar që ta mbrojë.

7 COMMENTS

Comments are closed.