Home / RAJONI / Vritet një xhihadist kosovar në Siri

Vritet një xhihadist kosovar në Siri

Policia e Kosovës konfirmoi se posedon informacione për vrasjen e një shtetasi të Kosovës në Siri, i cili është nga Mitrovica.

“…mirëpo, referuar situatës në Siri, Policia e Kosovës nuk posedon informacion apo dokumentacion zyrtar për vrasjen e tij”, tha zëdhënësi, Baki Kelani.

Në familjen e të vrarit, me emrin Dush Smajli, është hapur dera e mortit. Ai, sipas të afërmve, është nga rrethina e Vushtrrisë, por jetonte në Mitrovicë, deri në momentin kur kishte vendosur të shkonte ne Siri.

Pjesëmarrja në luftërat e huaja në Kosovë është e ndaluar me ligj. Të paktën 300 shtetas të Kosovës u janë bashkuar luftimeve në Lindjen e Mesme që prej fillimit të krizës në atë rajon.

Ata kryesisht janë rreshtuar në krah të organizatave tashmë të shpallura terroriste, siç janë: i ashtuquajturi Shteti Islamik – IS dhe Al-Nusra.

Autoritetet e sigurisë thonë se edhe rreth 140 persona kanë mbetur në vatrat e krizës, përfshirë gra dhe fëmijë.

Për shkak të mungesës së informacioneve zyrtare, autoritetet e sigurisë në Kosovë nuk kanë shifra të sakta rreth numrit të saktë të personave të vrarë në vatrat e luftës në Siri e Irak.

Ndërkaq, një numër prej mbi 100 pjesëmarrësish në luftëra janë rikthyer në Kosovë, një pjesë e të cilëve janë arrestuar dhe dënuar, ndërkohë që disa të tjerë ende po përballen me drejtësinë.

Autoritetet në Kosovë thonë se rehabilitimi i të radikalizuarve nuk mund të bëhet përmes amnistisë, por përmes “programeve rehabilituese dhe të risocializimit”, pa përjashtuar edhe masat ligjore./REL

Check Also

1000 civilë të vrarë në tre muaj: gjenocidi i koalicionit amerikan ndaj sirianëve

Vëzhguesit të Drejtave të Njeriut në Siri kanë deklaruar se nga pesë qershori e deri …

error: Mos kopjo, por shperndaje ;)