WikiLeaks po ofron një shpërblim prej 20.000 dollarësh për këdo që ka informacion në lidhje me shkatërrimin e të dhënave të rëndësishme nga anëtarët e administratës Obama. Edhe pse nuk ka bërë ndonjë akuzë specifike, faqja e famshme investigative beson se administrata aktuale ka zhdukur një sërë materialesh të rëndësishme .

“Wikileaks” saktësoi nëpërmjet një postimi zyrtar se shpërblimi do të jepet për këdo që ka “informacion që do të çonte në arrestimin apo ekspozimin e ndonjë agjenti të Obamas që ka shkatërruar të dhëna të rëndësishme.”

Dhjetë minuta para se të ofronte shpërblimin, WikiLeaks u kërkoi të gjithë zyrtarëve që punojnë për Obaman të “dorëzonin” informacionin, shkruan “RT”,

“Administratorë të Sistemit: Mos lejoni që Shtëpia e Bardhë të shkatërrojë historinë amerikane përsëri! Kopjoni informacionet dhe dërgojini në WikiLeaks”, shkruante postimi në fjalë.

7 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 98746 additional Info to that Topic: epavarura.com/wikileaks-ofron-20-000-shperblim-ndaloni-obaman-te-shkaterroje-historine/ […]

Comments are closed.