Defend Democracy Press

Një email i publikuar nga WikiLeaks zbulon që, kur Hillary Clinton ishte Sekretare e Shtetit e SHBA më 2011, miliarderi George Soros e këshilloi atë si të menaxhonte trazirat në Shqipëri, duke theksuar që “ka nevojë për vëmendje nga nivelet e larta të qeverisë amerikane.”

“E dashur Hillary,” nis email-i i datës 24 janar 2011 nga themeluesi i Fondacionit Shoqëri e Hapur, Soros.

“Në Shqipëri ka shpërthyer një situatë serioze, e cila ka nevojë për vëmendje nga nivelet e larta të qeverisë së SHBA. Ju ndoshta e dini që një protestë e opozitës në Tiranë të premten përfundoi me vdekjen e 3 personave dhe dëmtim prone,” thotë Soros, sipas email-it të publikuar.

Tre persona u vranë kur protestuesit kundër qeverisë u përplasën me policinë në kryeqytetin e Shqipërisë në fund të janarit 2011. Mbështetës të Partisë Socialiste në opozitë nuk pranuan njohjen e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2009, duke akuzuar për korrupsion dhe mashtrim, kur ish-kryeministri Sali Berisha i Partisë Demokratike fitoi me një epërsi të vogël. Berisha akuzoi opozitën se kishte tentuar të bënte protesta në stilin tunizian, duke thënë “fëmijët kopilë të Ben Aliut të Shqipërisë përgatitën skenarë tunizianë.”

“Ka shqetësime serioze për trazira të mëtejshme lidhur me një kundërprotestë që do të organizohet nga partia qeverisëse… dhe një aktivitet pasues nga opozita dy ditë më vonë për të përkujtuar viktimat,” thotë Soros.

“Dalja në rrugë e dhjetëra mijëra njerëzve në mjedis politik të acaruar nuk është shenjë e mirë për rendin publik dhe procesin demokratik të brishtë të vendit,” shton ai.

“Mendoj se duhen bërë dy gjëra në mënyrë urgjente,” shton ai.

“1. Gjithë komuniteti ndërkombëtar të bëjë presion mbi kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e opozitës Edi rama të ndërpresin protestat publike të mëtejshme dhe të zbutin deklaratat publike.

2. Caktimi i një zyrtari të lartë evropian si ndërmjetës.”

Sorosi sugjeroi tre kandidatë: Carl Bildt, Martti Ahtisaari, and Miroslav Lajcak, duke thënë se të gjithë “kanë lidhje të forta në Ballkan.”

“SHBA dhe BE duhet të punojnë në harmoni të plotë me këtë, por duke pasur parasysh aspiratat evropiane të Shqipërisë, BE duhet të marrë kryesimin në këtë çështje, theksoi ai, duke shtuar se fondacioni i tij në Tiranë po “monitoronte situatën nga afër dhe oforon analizë të pavarur për krizën.”

Disa ditë pas email-it të dërguar Clinton-it, BE dërgoi një nga kandidaturat e sugjeruara nga Soros, Moroslav Lajcak, të takohej me liderët shqiptarë në Tiranë, në përpjekje për një marrëveshje që t’i jepej fund tensionit, raportoi Reuters.

Në Mars WikiLeaks krijoi një arkivë ku mund të bëhen kërkime me 30,322 email-e nga serveri privat i Hillary Clinton-it, që ajo e përdorte kur ishte sekretare e shtetit e SHBA. 50, 547 faqe dokumente përfshijnë korrespondencë të Clinton-it nga 30 qershori 2010 deri më 12 gusht 2014, prej të cilave 7,570 ishin dërguar nga vetë Clinton-i.

Muajin e kaluar, Wikileaks publikoi një arkivë me 1,200 emaile private të Clinton-it lidhur me luftën në Irak. Para publikimit, themeluesi i WikiLeaks Julian Assange tha se “publikimet në vijim në lidhje me Hillary Clinton” janë të mjaftueshëm për ta shkakruar atë.

Vetë Sorosi bëri emër si “njeriu që grabiti Bankën e Anglisë” duke përfshirë në fonde dhe baste kundër vlerës së sterlines, që i solli atij më shumë se 1 miliardë në një ditë në shtator 1992. Disa thonë se ai përfitoi nga një informacion i brendshëm tregtar, kur bënte investimet. Më 2002, një gjykatë shpalli Sorosin fajtor për përdorim të informacionit të brendshëm me qëllim përfitimin nga marrëveshja e shitjes së bankës Societe Generale./ pb

6 COMMENTS

Comments are closed.