Microsoft ka rënë dakord që t’i paguajë një gruaje në Kaliforni, dhjetë mijë dollarë, pasi instalimi i versionit të ri Windows 10, e bëri të pa përdorshëm kompjuterin e saj.

Sipas BBC-së, Teri Goldstein tha se kompjuteri i saj u përpoq që ta instalonte automatikisht këtë version pa lejen e saj, gjë kjo e cila e bllokoi atë duke e bërë të pa përdorshëm.

Microsoft tha se ra dakord të bëjë marrëveshje me Terin për të mos u marrë me shpenzime ligjore.

Kompania e kompjuterëve, bëri të ditur se Windows 10 nuk funksion në harduer të vjetër.

11 COMMENTS

Comments are closed.