Kolonët sionistë më 13 nëntor edhe një herë kanë sulmuar xhaminë Al Aksa.Krimet e regjimit sionist ndaj palestinezëve për çdo ditë e më shumë marrin forma të ndryshme. Ndërtimi i kolonive sioniste, dëbimi i detyruar i qytetarëve palestinezë, rrethimi i Gazës, sulmet ndaj xhamisë Al Aksa dhe vrasja e palestinezëve pa asnjë shkak, janë ndër krime më të rëndësishme të sionistëve që kryhen kundër palestinezëve.

Në këtë mes sulmi ndaj xhamisë Al Aksa që është simbol i identitetit të palestinezëve, është një nga krime më të rënda që u kryhet myslimanëve palestinezë. Xhamia Al Aksa ka rrënjë historike në historinë e Palestinës. Regjimi sionist me çdo kusht mundohet të eliminojë identitetin islamik të kësaj xhamie, mirëpo në këtë rrugë ai është përballur me rezistencën e fortë të palestinezëve. Kolonët sionistë sulmuan xhaminë Al Aksa të përkrahur edhe nga forcat e sigurisë së Izraelit. Pasi hyn në xhaminë Al Aksa sionistët janë përballur me protestat e palestinezëve dhe mësohet se ka pasur të plagosur nga dyja palët. Forcat e regjimit sionist janë futur në ambientet e xhamisë Al Aksa dhe janë përleshur me qytetarët palestinezë.

Burimet palestineze njoftuan për shkeljen e dinjitetit të xhamisë Al Aksa nga forcat e regjimit sionist të cilët janë futur në sallën e kësaj xhamie. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Kulturën (UNESCO) ka miratuar një rezolutë, e cila nuk njeh asnjë referencë të lidhjeve hebraike me një ndër vendet më të shenjta në Kods. Ofezat e sionistëve ndaj xhamisë Al Aksa janë shtuar edhe më shumë. Sipas Qendrës informative palestineze, mbi 850 kolonë sionistë gjatë muajit të fundit kanë kryer ofeza ndaj xhamisë Al Aksa. Kolonët sionistë me përkrahjen e ushtrisë sioniste kanë hyrë në xhaminë Al Aksa nga porta perëndimore. Kolonët sionistë të përkrahur edhe nga ushtarët okupatorë sionistë, kanë sulmuar xhaminë Al Aksa dhe janë përleshur me të rinjtë palestinezë. Sulmet e sionistëve ndaj xhamisë Al Aksa janë shtuar kohëve të fundit si pasojë e shtimit të grupeve ekstremiste çifute. Ndërkohë, policia e regjimit sionist ka njoftuar se forcat policore izraelite gjatë të shtunës në lindje të Bejtul Mukadesit, kanë arrestuar 52 palestinezë. Po ashtu janë marrë në pyetje edhe 28 qytetarë tjerë palestinezë. Pjesa më e madhe e lindjes së Bejtul Mukadesit banohet nga palestinezët.

Regjimi sionist po bën përpjekje për të ndryshuar strukturën demografike të Bejtul Mukadesit. Palestinezët e vendosur në kampin Xhenin në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan, kanë organizuar një protestë për të përkrahur xhaminë Al Aksa. Kjo proteste është organizuar me kërkesë të lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës. Kjo protestë është organizuar për të ndihmuar xhaminë Al Aksa, për të burgosurit dhe të internuarit, sepse pushtimi i territoreve palestineze lëndon ndjenjat e palestinezëve dhe shkel shenjtërinë e xhamisë. Protestuesit duke i dhënë një mesazh regjimit sionist, kanë theksuar se xhamia Al Aksa është vija e kuqe e Palestinës.

8 COMMENTS

Comments are closed.