I njohur si “Nazisti Jayhawk” (një zog mitik i zonës) predikuesi nga Kansasi Xherëlld B. Uinrod, mund të konsiderohet si një homologu amerikan i Nesta Vebsterit për punën e tij në ringjalljen teorisë së konspiracionit Iluminati gjatë fillimit të shekullit XX-të. Ashtu si Vebsteri, besimi i Uinrod tek një Iluminati hebre, binte në kontadiktë me politikën reale të mohimit të anëtarësimit të hebrenjve në Iluminati-n Bavarez.

Uinrod e pasoi Vebsterin, në përdorimin e Protokolleve të gënjeshtërta të Pleqve të Sionit për të mbështetur teoritë e tij. Në vitet 1920, ai themeloi një botim fondamentalist të krishterë të quajtur “Defender”, e cila do të jetë platforma e tij kryesore për përhapjen e pikëpamjeve ekstremiste. Për shkak të “Kursit të Ri” të Ruzveltit, që kërcënonte besimin e tij mbi një qeveri të vogël, Uinrod vendosi të kandidojë për në Senat në vitin 1939.

Ai hartoi një platformë prej 7 pikash, ku inkurajonte një bazë të fortë fetare dhe mbronte të drejtat e shtetit të Kansasit. Ai bëri ndërkaq thirrje për t’i dhënë fund “Kursit rë Ri”. Gjatë zgjedhjeve, Uinrod u përpoqën të zbusë retorikën e tij anti-katolike dhe anti-semite, në përpjekje për të fituar më shumë vota. Në fund, ai nuk arriti të marrë mbështetje të mjaftueshme nga Partia Republikane dhe fitues u shpall ish-guvernatori i Kansasit, Kladjs Rid.

Në vitin 1942, Uinrod u akuzua për rebelim, për shkak të pikëpamjeve të tij pro-naziste. Gjyqi vazhdoi deri në vitin 1944, kur kryetari i trupit gjykues vdiq papritur, një ngjarje që Uinrod ia atribuoi Zotit. Departamenti i Drejtësisë vendosi të nisë një tjetër gjyq, duke e liruar nga akuzat në vitin 1947.

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you can find 95828 more Information to that Topic: epavarura.com/xherelld-barton-uinrod-njeriu-qe-ringjalli-teorite-konspiracioniste-per-illuminatin/ […]

Comments are closed.