Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot vendimin për 9 besimtarët musliman te akuzuar për rekrutim dhe dërgim të shqiptarëve në Siri. Pas një gjyqi të zvarritur në disa seanca, u dha një dënim i përgjithshëm prej 126 vitesh heqje lirie për 9 të akuzuarit për terrorizëm.

Ja nga sa vite burgim morën të akuzuarit:

Bujar Hysa: 18 vjet;

Genci Balla: 17 vjet;

Gerti Pasha: 17 vjet;

Zeqir Imeri: 16 vjet;

Orion Reçi: 13 vjet;

Verdi Morava: 13 vjet;

Edmond Balla: 13 vjet;

Fadil Muslimani: 12 vjet;

Astrit Tola: 7 vjet.

Avokati i Orion Reçit tha se do ta ankimojë “vendim e padrejtë” të dhënë për klientin e tij.

Para shpalljes së vendimit Verdi Morava, Astrit Tola dhe Orjon Reçi, pjesë të grupit të xhihadistëve, mbi të cilët rëndojnë akuzuat për rekrutim dhe dërgim të besimtarëve myslimanë shqiptarë në Siri, dëshmuan sot para gjykatës.

Tola deklaroi se akuzuat që rëndojnë mbi të janë të pabaza.

“Nuk kam lidhje me akuzat, jam besimtar mysliman”, ka theksuar ai.

Ndërsa Verdi Morava i cilësoi akuzat ndaj tij të pabaza dhe qesharake.

“Jam këtu për shkak të besimit tim mysliman. Kryeprokurori Llalla e ka pranuar që nuk jemi grup. Ne njihemi nga xhamia nuk ekziston mes nesh grup”, tha ai.

Sakaq, raportohet se familjarët e të akuzuarve që ndiqnin seancën nga afër, gjatë kohës së pushimit kanë falur namazin në oborrin e Gjykatës.

Prokuroria kërkoi dënimin e 9 të akuzuarve me 152 vite burg në total. Për Genci Abdurrahim Balla, i vetëshpallur imam i xhamisë së Unazës së Re, Gert Pashja dhe Bujar Hysa, edhe ky i vetëshpallur imam i xhamisë së Mëzezit, u kërkua dënimi me nga 20 vite burg secili.

Për të pandehurin Zeqir Ymeri, prokuroria kërkoi dënimin me 17 vite burg. Ndërsa, për Edmond Balla, Verdi Morava, Fadil Muslimani, Astrit Tola dhe Orion Reçi u kërkua dënimi me nga 15 vite burg.

Grupi i besimtarëve  të akuzuar për terrorizëm nuk e kanë pritur mirë vendimin që Gjykata për Krimet e Rënda dha mbrëmjen e kësaj të marte, duke i dënuar në total me 126 vjet burg.

Ndërkohë, avokati i grupit të xhihadistëve u shpreh për gazetarët se “ky vendim duhet të acarojë gjithë Republikën e Shqipërisë, është kundër besimit, asaj që ndiejnë besimtarët” Ai ka kritikuar edhe faktin që vendimi u dha në mbrëmje, duke lajmëruar se do të bëjnë ankimim të këtij vendimi, por ditën. “Shpallet vendimi jashtë orarit zyrtar, është shkelje e hapur. Ka qenë totalisht një diskriminim nga fillimi deri në fund, gjykata e dhe vendimin për 50 minuta”, tha ai./ Gazeta Impakt

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 65498 additional Information to that Topic: epavarura.com/xhihadistet-126-vjet-burg-per-agjetacion-e-propagand/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Here you will find 7655 additional Information on that Topic: epavarura.com/xhihadistet-126-vjet-burg-per-agjetacion-e-propagand/ […]

Comments are closed.