BOTA

“Xi Jinping nëse dëshiron mund ta zgjidhë shpejt problemin e Hong Kongut”

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Presidenti i Kinës, Xi Jinping, nëse dëshiron mund ta zgjidhë çështjen e Hong Kongut “shpejt dhe në mënyrë njerëzore” dhe se ata mund të bisedojnë për këtë çështje.

Trump i ka bërë thirrje presidentit të Kinës, Xi Jinpig, në lidhje me ngjarjet që vazhdojnë në Hong Kong.

Në llogarinë e tij në Twitter, Trump është shprehur se “Sigurisht që Kina dëshiron të bëjë një marrëveshje, por më parë duhet të interesohen në mënyrë njerëzore me Hong Kongun”.

Duke vënë në dukje se e njeh shumë mirë presidentin e Kinës, Jinping, Trump ka theksuar: “Ai është një lideri i madh, i respektuar shumë nga populli tij. Nuk kam dyshim se Presidenti Xi nëse dëshiron ai mundet ta zgjidhë problemin e Hong Kongut shpejt dhe në mënyrë njerëzore. Ta kryejmë një bisedim (Në këtë temë)?”.

– Hong Kongu me protestat në rendin e ditës

Rajoni autonom Hong Kong i Kinës vazhdon të jetë në krye të rendit të ditës me protestat e zhvilluara kundër projektligjit i cili parashikon ekstradimin në Kinë, rajonin special Macao dhe në Tajvan të personave që janë të dënuar ose ndaj të cilëve ka pretendime akuzuese në Hong Kong.

Projektligji në fjalë u pezullua me 15 qershor për shkak të protestave, ndërsa protestuesit të cilët vazhdojnë protestat e tyre janë shprehur se do t’i vazhdojnë ato deri në anulimin zyrtar të projektligjit.

Për shkak të protestave u ndërprenë për dy ditë fluturimet në aeroportin ndërkombëtar të Hong Kongut, të cilat rifilluan sërish pas konflikteve të përjetuara mes protestuesve dhe forcave të policisë./AA

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/
autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e epavarura.com