Grushti i shtetit në Turqi ngjalli mjaft dyshime qysh në minutat e tij të para nisur nga një serë shkaqesh. Praktika klasike e grushteve të shtetit është bllokimi i kreut të shtetit; arrestimi ose bllokimi i aktivitetit të përfaqësuesve qeverisë;

Mbyllja e televizioneve; ndërprerja e komunikimit dhe njoftimi i popullatës, por nga të gjitha këto, vetëm kjo e fundit ndodhi gjatë atij grushti të pretenduar natën e 15 korrikut.

Një fakt i tillë i dha të drejtë njohësve të fushës, si edhe gazetarëve të shtronin pyetjen: A ishte kjo një punë e Erdoganin për të rritur pushtetin e tij, duke i dhënë shkak për të spastruar të gjithë kundërshtarët? Kalimi i ditëve sjell në dritë fakte të tjera, të cilat tashmë heqin çdo dyshim se kemi të bëjmë me një punë të sajuar.

Grushti i shtetit i pretenduar në Turqi, si edhe qëllimi i tij ishin njoftuar të paktën pesë ditë para se ai të ndodhte, nëpërmjet një adrese në rrjetin social Twitter, e cila njihet për afrinë me deputetë nga partia e Presidentit Erdogan dhe këshilltarëve të tij. Nëpërmjet dhjetë postimeve të bëra në datën 10 korrik 2016, adresa “Fotoǧraf & Siyaset” ka zbuluar gjithë skenarin e këtij grushti shteti.

Ç’është e vërteta, politikanët që kanë një raport më të ngushtë me këtë adresë janë personat më të afërt me Presidentin Erdogan, si për shembull: Melih Gokçek (Kryetar i Bashkisë së Ankarasë); Yigit Bulut (Kryekëshilltar për Ekonominë); Ibrahim Kalin (Kryekëshilltar); si dhe Selçuk (Zv. Kryetar i AKP-së), etj. Më poshtë gjenden postimet nga adresa në fjalë, të cilat janë bërë pesë ditë para se të zhvillohej grushti i shtetit në Turqi:

1. “Reis”-i (Udhëheqësi, Erdogani, sh.r) do t’i bëjë këtij vendi shërbimin më të mirë në jetën. Arrestimi i 6 ushtarëve sot është hapi i parë i një pastrimi të madh në ushtri. 2. Po ngrihet “Ushtria Popullore” e vërtetë është duke u organizuar. Do të pastrohen të gjithë agjentët e grupeve fetare dhe elementët e majtë që ndodhën në të. Atyre ju ka ardhur fundi. 3. Në ushtri gjenden njerëz nga të gjitha grupimet fetare. I gjithë ky pisllëk do të pastrohet dhe do të riorganizohet një ushtri tjetër, e cila do të jetë shpresë për Botën Islame. 4. Do të ngrihet një ushtri e denjë për Reis-in dhe për vendin. Të dridhen të gjithë minjtë që ndodhën në ushtri.

5. Kjo është vera kur do të bëhet pastrimi i ushtrisë. Në këtë tokë do të flijohen të gjithë agjentët që ndodhën në ushtri. Kryekomandanti do të jetë Reis-i. 6. U pastrua pisllëku i Shtetit Paralel, tani është radha që ushtria të pastrohet edhe nga pijanecët; armiqtë e mbulesës dhe armiqtë e namazit.. Do të largohen të gjithë pijanecët. 7. Deri më tani, këta agjentë e kanë penguar luftën kundër terrorit, armiq të këtij populli. Ushtria do të pastrohet pikërisht nga këta njerëz. 8. Specifikisht, bashkë me qentë e Shtetit Paralel do të largohen nga ushtria edhe kemalistët me nacionalistët. Reis-i do ta provojë që është kryekomandant. 9. Të gjitha grushtet e shtetit deri më tani janë kryer nga laikët. Kjo gjë do të marrë fund tani. Ushtria do të përfaqësojë natyrën e popullit dhe Reis-i do të nxjerrë në pah natyrën prej Kryekomandati. 10. Do të organizohet një ushtri që do të jetë “Streha e Profetit” e vërtetë dhe jo një ushtri që shtyp fenë. 11. Do të marrë fundi turpi i marrjes së urdhrave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ushtria do t’i marrë urdhrat nga populli dhe populli do t’i marrë urdhrat direkt nga Reis-i.

12. Qoftë e hajrit “Ushtria Kombëtare e Udhëheqësit”! Më në fund do të shihni një Udhëheqës që drejton operacionet e ushtrisë. 13. Shumë shpejt do të shohim një Shef Shtabi të Përgjithshëm që i fal namazin ushtrisë (Bëhet Imam sh.r.). Gjithashtu do të shohim edhe ushtarë që i njohin kufinjtë e tyre dhe kanë respekt për Reis-in. Deri më tani ishte në kufijtë e një dyshimi, edhe pse mjaft drejtues shtetesh apo institucionesh të rëndësishme, si për shembull komisioneri Joahnnes Hahn, i cili theksoi se qeveria turke i kishte pasur gati listat e personave që do të fajësoheshin dhe arrestoheshin për atë që u pretendua si një grusht shteti. Janë pikërisht këto postime në Twitter që e provojnë edhe njëherë faktin se ajo që ndodhi në Turqi mbrëmjen e 15 korrikut ishte diçka e kurdisur.

Ja faktet qe konfirmojne se Grushti i Shtetit ne Turqi ishte i kurdisur 1 5 9945f

Ja faktet qe konfirmojne se Grushti i Shtetit ne Turqi ishte i kurdisur 1 4 bb1a5

Ja faktet qe konfirmojne se Grushti i Shtetit ne Turqi ishte i kurdisur 1 3 8a35d

Ja faktet qe konfirmojne se Grushti i Shtetit ne Turqi ishte i kurdisur 1 2 c5fed

Ja faktet qe konfirmojne se Grushti i Shtetit ne Turqi ishte i kurdisur 1 1 24215

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: epavarura.com/zaman-ja-faktet-qe-konfirmojne-se-grushti-shtetit-ne-turqi-ishte-kurdisur-nga-erdogani/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Here you will find 35163 more Information to that Topic: epavarura.com/zaman-ja-faktet-qe-konfirmojne-se-grushti-shtetit-ne-turqi-ishte-kurdisur-nga-erdogani/ […]

  3. … [Trackback]

    […] There you can find 7497 more Info to that Topic: epavarura.com/zaman-ja-faktet-qe-konfirmojne-se-grushti-shtetit-ne-turqi-ishte-kurdisur-nga-erdogani/ […]

Comments are closed.