elbasan-2-1024x563

Dy vëllezërit Beqiri i shpëtuan sot një atentati me armë në Elbasan. Sipas policisë Arben Beqiri 49 vjeç dhe vëllai tjetër G.Beqiri ishin duke punuar në punishten e tyre, kur janë qëlluar me breshëri armësh.

“Menjëherë shërbimet e policisë, janë nisur për në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se brenda ndërtesës ndodheshin dy persona të dëmtuar lehtë.

Dy vëllezërit u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën” thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet se shënjestër e atentatit janë vëllezërit e dy personave të vrarë në vitet e kaluara, Gentian e Sajmir Beqirit. Ato kanë mbetur viktima në serialin e vrasjeve që kanë pasuar hasmëritë mes familjes së tyre dhe asaj Çapja.

“Të dy shtetasit janë dëmtuar lehtë jo nga plumbat por gjatë tentativës për ti shpëtuar të shtënave me armë zjarri, duke u përplasur me sendet që ndodheshin brënda punishtes” njoftoi policia.

Nga familja Beqiri janë vrarë më parë dy vëllezërit e tjerë. Saimir Beqiri 40-vjeç, baba i tre fëmijëve, u gjetur i vrarë mëngjesin e të hënës në Elbasan, në afërsi të një pike karburanti.

Vëllai tjetër, Gentian Beqiri u vra në 2012 në banesën e tij, teksa ishte në “arrest shtëpie” në ruajtje me policë.

Gentian Beqiri akuzohej nga Prokuroria si autor i vrasjes së Sokol Çapjes, në dhjetor të 2005. Autorët trokitën në portën e shtëpisë së viktimës, ndërsa ka qenë babai i viktimës që ka hapur derën. Vrasësit hynë dhe e vranë Beqirin i cili ishte i shtrirë në shtrat, pasi ishte i paralizuar si pasojë e një plumbi që kishte marrë pas shpine. Pasi pa djalin të vdekur, i ati pësoi atak kardiak dhe ndërroi jetë në Spitalin e Elbasanit.

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Information to that Topic: epavarura.com/zbardhen-detajet-e-atentatit-ne-elbasan-vellezerit-beqiri-ne-hasmeri-me-capjat/ […]

Comments are closed.