Nga Isa MulajIsa Mulaj

Menduat se po vëreni titullin e një artikulli nga Fahri Xharra, dhe keni plotësisht të drejtë! Por para jush, vetë Xharra kur ta shoh këtë titull do t’i luhet kapaku i kresë nga gëzimi, meqenëse ai i fshirë truri nuk ka lënë jugosllavë dhe çetnikë të famshëm pa i bërë shqiptarë ose me origjinë shqiptare. Josip Broz Titon e bëri me origjinë shqiptare se kinse paraardhësit e tij rridhnin nga fisi i Kuçit në Mal të Zi, duke harruar se Kuçi ishte fis shqiptaro-serb, ashtu siç ishin Balshajt që u bënë serbë dhe luftonin kundër shqiptarëve. Më 1385 princi i Durrësit Karl Topia i bënë thirrje Sulltan Muratit të I-rë për ndihmë kundër Balshës së II-të. Sulltani dërgon një ushtri prej 40 000 ushtarësh të cilët e mposhtin dhe vrajnë Balshën ndërmjet Elbasanit dhe Lushnjës. Pas kësaj beteje, Karl Topia arriti ta mbajë Durrësin nën kontroll nga rreziku serb, kuptohet, me ndihmën e turqve. Kështu i kanë “pushtuar” osmanët “trojet arbërore” duke derdhur gjak kundër armiqëve të shqiptarëve deri në fund të vitit 1912. Identitetin kombëtar dhe religjioz të shqiptarëve, sidomos të katolikëve, e mbrojtën osmanët. Kanë arsye disa që nuk e pranojnë këtë fakt ta kërkojnë identitetin shqiptar kryesisht vetëm tek serbët apo sllavët, duke filluar me Millosh Obiliqin, Skënderbeun (serb dhe që u rrebelua për kauzë serbe por e shkatërruan shqiptarët), Petar Bogdanoviqin (Pjetë Bogdanin, i shpallur mbreti i Serbisë), Josip Brozin, Vuk Karaxhiqin, e tash së fundmi edhe Nikolla Tesllën. Ai (Fahri Xharra) shpreh simpati të madhe për Millosheviqin nëpër rrjete sociale edhe sot e kësaj dite.

A ishte Nikolla Teslla shqiptar, apo patriot serb dhe çetnik?

Shqiptarëve u bëjnë përshtypje vetëm thashethemet. Po që se unë dalë me një deklaratë se Drazha Mihajlloviqi dhe Sllobodan Millosheviqi ishin me origjinë shqiptare, ka të atillë qe besojnë dhe dalin në mbrojtje të saj, ashtu siç po dalin në mbrojtje të gëngjeshtrës së Fahri Xharrës se Nikolla Teslla ishte shqiptar. Publicitet veshjes “kombëtare shqiptare” (sipas Fahri Xharrës) i jep gazeta “Zëri” që udhëhiqet nga Arbana Xharra, familjare e Fahriut. A ishte në të vërtetë Nikolla Teslla shqiptar dhe a kishte ndonjëherë diçka të përbashkët me ta? Së pari, të shohim fotografinë që Fahriu e ka marrë nga Wikipedia.

Nikola Tesla dhe Vojvoda Gligor Sokoloviç

Nikolla Teslla

Në këtë fotografi, Nikolla Teslla duket me tirqi. Kjo mbase i paska bërë përshtypje Xharrës se mund të jetë shqiptar, duke mos e ditur se tirqit kanë rrjedhë nga turqit, të cilët kur e pushtuan Ballkanin filluan edhe t’i civilizojnë popujt si serbët, arbërit (shqiptarët), grekët, rumunët dhe bullgarët. Edhe plisi është me origjinë turke. Si serbofil i trent që është, Fahri Xharra do ta bënte edhe Sulltan Muratin e I-rë shqiptar vetëm pse ai (Sulltani) në fotografi duket me plis dhe shall. Mirëpo, Xharra e ka të ndaluar për nga gjenet të identifikoj diçka osmane me shqiptarë. Përpos veshjmbathjes, turqit i mësuan popujt e ballkanit, sidomos shqiptarët, se si të përgatisin dhe të hanë bukë. Mënyrat e gatimit osman janë sot të pranishme kudo tek popujt e ballkanit, dhe shumica e atyre ushqimeve identifikohen si turke, si për shembull: burek, doner, bakllavë, llokum, kompira, çaj rusi, kafe turke, tatli, suxhuk, mishoriz, sutlash, pite, qepaba, sarma, mantija, hallve, tava, bylmet, çorbë, gjevrek, gurabija, dardha turke e shumë të tjera. Mos të flasim për sferat tjera si administratë, ushtri, vegla të punës, zakone, tradita, shkollim, financimin e Kongresit të Manastirit më 1908 nga Sulltan Abdyl Hamiti i II-të, me një fjalë të gjitha ato që njihen si civilizim i gjithanshëm.

Dikush do të ketë menduar se Nikolla Teslla ka mundur ta veshë atë uniformë aksidentalisht, sikurse edhe Bajroni, çka ashtu e kështu nuk do ta bënte atë shqiptar. Sado sipërfaqësore të jetë, ajo fotografi e Tesllës i ka bërë përshtypje Xharrës i cili është munduar të nxjerrë vjam prej pleshti se paska qenë “shqiptar”. Në atë kohë, ajo veshje me tirqi nuk ka qenë aq shumë serbe sa ishte e çetnikëve. Sa për ilustrim, shikoni edhe fotografinë e radhës.

Ky që duket në fotografi është Vojvoda i Madh i Lëvizjes Serbe të Çetnikëve, Gligor Sokoloviq. Krahasojini pantollonat në këtë fotografi me atë të Nikolla Tesllës. Ju do të thuani se jo vetëm që janë të njëjtë, por duket sikur Vojvoda i ka veshur pikërisht të njëjtit që i kishte Teslla. A ishte edhe Vojvoda i çentikëve shqiptar? Ndoshta! Në veprimtarinë e tij, ai ishte shquar për luftë kundër shqiptarëve, dhe atë e kishte vrarë në vitin 1910 qeveria osmane ose qeveria e shqiptarëve (për inati të Xharroviqëve!). Sa janë çetnikët e sotëm shqiptarë, po aq ishin edhe Nikolla Teslla, Gligor Sokoloviq, e shumë të tjerë. Sidoqoftë, për Xharrën dhe psikopatët e grupit të tij, edhe Homeri, Millosh Obiliqi, Skënderbeu, Xhorxh Uashingtoni, Napoleon Bonaparta, Vuk Karaxhiqi (e pse jo edhe Radovan Karaxhiqi), Adolf Hitleri, Josip Broz Tito, ishin shqiptarë. Këta kërkues të famshëm që janë në gjendje t’ua përcaktojnë origjinën shqiptare edhe Adamit dhe Evës, mund t’i gozhdoni me këtë pyetje për të cilën kurrë nuk do të merrni përgjigje: Çka je ti, çka kupton me origjinë dhe identitet shqiptar? Befasia më e madhe do të ishte sikur Fahri Xharra të na del me origjinë shqiptare!

4 COMMENTS

Comments are closed.