Sulmi kibernetik i emaileve të George Soros dhe fondacioneve të tij të ndryshme nga DCLeaks ka zbuluar ndikimin e miliarderit amerikan në shumë shtete të botës.

Soros ka një ndikim të drejtpërdrejtë politik dhe gjeopolitik kudo në botë. Ukraina është një prej shteteve ku Soros ka patur ndikim direkt, si shumë vende të tjera.

Por, këto dokumente të zbuluara dhe të publikuara në internet hedhin dritë edhe mbi 10 mashtrimet më të mëdha të miliarderit amerikan George Soros. Në mesin e tyre është edhe një pikë për Shqipërinë, që i referohet ngjarjes së 21 Janarit dhe këshillon Hillary Clintonin kur ishte Sekretare e Shtetit për vizitën që duhet të bënte në vendin tonë.

1-Soros u përpoq që të ndikonte në mënyrë që njerëzit të merrnin emigrantë të paligjshëm si prindër të një fëmije të lindur në SHBA me vendim të Gjykatës së Lartë.

2-Soros u përpoq të blente gazetarë për t’i bërë histori përmbledhëse për atë çka po ndodhte në Ukrainë.

3-Soros ka ndikuar dhe u përpoq që të tërhiqte “krizën e migracionit evropian”.

4-Soros u përpoq që ligjet e emigracionit në Evropë dhe SHBA t’i quante reforma.

5-Soros financoi 650 mijë Dollarë një lëvizje që të nxiste trazira të dhunshme kundër policëve në SHBA që të ndihmonte njerëzit e varfër dhe me ngjyrë.

6-Soros këshilloi ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit Hillary Clinton se si duhet që të përballojë situatën politike në Shqipëri.

“E dashur Hillary

Një situatë e rëndë po ndodh në Shqipëri dhe që ka nevojë për vëmendje urgjente nga nivelet më të larta të Qeverisë Amerikane. Bëhet fjalë për demonstratën e opozitës në Tiranë të premten që rezultoi me vdekjen e 3 persona dhe shkatërrimin e pronës. Ka shqetësime serioze rreth trazirave të mëtejshme lidhur me një kundër-demonstratë të organizuar nga partia në pushtet të mërkurën dhe një ngjarje tjetër nga opozita dy ditë më vonë për përkujtimin e viktimave”, thuhet në letrën e Soros dërguar Hillary Clinton.

7-Soros dhuroi para për një “drejtësi sociale” për centralizimin e pushtetit në SHBA.

8-Soros u përpoq të bindte të tjerët që të mbështesnin grushtin e shtetit në Ukrainë dhe të kthente Rusinë kundër Greqisë.

9-Soros mblodhi informacion për kundërshtarët e tij.

10-Soros u përpoq që të bënte takime të shumta me ambasadorin amerikan në Ukrainë dhe figura të tjera të rëndësishme në Ukrainë.

Miliarderi George Soros ka ndikim edhe në Shqipëri përmes Fondacioneve të tij dhe njihet për lidhje me politikë të rëndësishëm të së majtës.

3 COMMENTS

Comments are closed.