Plot 2.500 dokumente të Fondacionit për “Shoqëri të Hapur” të miliarderit George Soros, janë bërë publikë nga një grup hakerash.

Bëhet fjalë për qindra dokumente të brendshme të disa departamenteve të Fondacionit të cilat tregojnë listën e plotë të OJQ-ve të Soros që kanë manipuluar zgjedhjet në të gjitha shtetet anëtare të BE­së.

(Websajti ku mund të lexoni dokumentat)

Aty tregohen planet e punës, strategjitë, prioritetet dhe aktivitetet e tjera të Soros. Këto përfshijnë raportet në zgjedhjet në Evropë, migracionin dhe azilin në Evropë.

Edhe pse grupi i hakerave DC Leaks është angazhuar publikisht për autorësinë, ekspertët amerikanë kanë fajësuar hakerat rusë si përgjegjës.

DC Leaks pretendon se rrjedhjet ishin vepër e aktivistëve të SHBA që donin të tregonin të vërtetën në lidhje me “procesin e vendimmarrjes në Shtetet e Bashkuara dhe elementet më të rëndësishme të jetës politike në Shtetet e Bashkuara”.

Megjithatë, ekspertët e sigurisë SHBA fajësuar hakerat ruse për rrjedhjet. DC Leaks ka publikuar edhe emailet e ish­-gjeneralit të NATO­s, Philip Breedlove.

Kjo për të provuar se ai u përpoq të çonte Presidentin Obama në një konflikt me Rusinë.

Breedlove deklaroi në korrik se email janë vjedhur si pjesë e një operacioni të fshehtë të sponsorizuar nga qeveria.

Nje e­mail i Wikileaks i publikuira ne fillim te javës zbuloi se Soros kishte kishte këshilluar Hillari Klinton gjatë periudhës kur ajo ishte sekretare e Shtetit se si të menaxhonte krizën në Shqipëri në vitin 2011.

7 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 47420 more Information to that Topic: epavarura.com/zbulohen-dokumentat-ja-si-soros-manipulon-zgjedhjet-ne-vendet-e/ […]

Comments are closed.