Pentagoni ka paguar një firmë angleze PR gjysmë miliardi dollarë për të krijuar video të rreme terroriste në Irak në një fushatë të fshehtë propagandistike të ekspozuar nga Byroja e Gazetarisë Hulumtuese.

Firma Bell POTTINGER, e njohur për koleksionin e saj të diskutueshëm të klientëve, duke përfshirë qeverinë saudite dhe fondacionin e diktatorit kilian Augusto Pinochet, ka punuar me ushtrinë amerikane për të krijuar propagandë në një operacion të fshehtë.

Firma raportonte për CIA-n, Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe Pentagonin në projektin me urdhër për të portretizuar Al-Kaedën në një dritë negative dhe për të gjurmuar simpatizantë të dyshuar.

Shtëpia e Bardhë dhe Gjenerali David Petraeus, ish gjenerali i cili ndante informacionin me mjeshtren e tij, kanë nënshkruar përmbajtjen e prodhuar nga agjencia.

Operacioni i Bell POTTINGER ka filluar menjëherë pas pushtimit amerikan të Irakut dhe ka qenë i ngarkuar me promovimin e ‘zgjedhjeve demokratike’ për administrim, para se të kalonte te operacionet më fitimprurëse psikologjike dhe informative.

Ish-punonjësi Martin Wells tha për Byronë se si ai e gjeti veten duke punuar në Irak, pasi u punësua si një redaktor videosh nga Bell POTTINGER. Brenda 48 orëve, ai u gjend në Bagdad për të redaktuar përmbajtjen për ‘operacione psikologjike’ të fshehta në kampin Victory.

Firma ka krijuar reklama televizioni që e paraqesin Al-Kaedën nën një dritë negative, si dhe e ka bërë përmbajtjen të duket sikur të kishte ardhur nga ‘Arabic TV. Ekipet janë dërguar jashtë për të filmuar shpërthimet me video me cilësi të ulët. Firma më pas do t’i redaktonte ato për t’i bërë të dukeshin si pamjet e lajmeve.

Ata më pas do të krijonin skenare për telenovela arabe ku personazhet do të refuzonin terrorizmin me fundet e lumtura. Firma gjithashtu ka krijuar edhe video të rreme propagandistike të Al-Kaedës, të cilat më pas u mbollën nga ushtria në shtëpitë që sulmuan.

Punonjësve u janë dhënë udhëzime specifike për të krijuar videot. ‘Ne duhet të bëjmë këtë stil videoje dhe duhet të përdorim pamjet e Al-Kaedës,’ – i është thënë Wellsit. ‘Duhet të jetë 10 minuta e gjatë, dhe duhet të jetë në këtë format, dhe na duhet ta kodojmë në këtë mënyrë.’

Videot janë krijuar për t’u luajtur në Real Player, i cili ka nevojë për një lidhje interneti për të funksionuar. CD-të janë koduar me një kod që i lidh të Analytics Google, dhe ky i fundit lejonte ushtrinë që të gjetnte adresat IP në të cilat janë luajur videot.

Sipas Wells, videot janë marrë në Iran, Siri dhe SHBA.

‘Në qoftë se një video, 48 orë apo një javë më vonë shfaqet deri në pjesën tjetër të botës, atëherë ajo është më interesantja,’ shpjegoi Wells. ‘Dhe kjo është ajo që ata janë duke kërkuar për më shumë, sepse kjo u jep një provë.’

Pentagoni ka konfirmuar se firma PR e ka bërë punën për ta nën Operacionet Task Forcë të Informacionit (IOTF), duke krijuar një përmbajtje që sipas tyre ishte e ‘vërtetë’. Firma gjithashtu ka punuar në bazë të Operacioneve Task Forcë të Përbashkëta Psikologjike (JPOTF). Pentagoni tha se nuk mund të komentojë mbi operacionet JPOTF.

Ligji amerikan e ndalon qeverinë nga përdorimi i propagandës në popullsinë e saj, kwshtu qw hyn nw punw përdorimi i një firme të jashtme për të krijuar përmbajtje.

Dokumentet tregojnë se Pentagoni ka paguar 540 milion $ për Bell POTTINGER në kontratat mes 2007 dhe 2011, me një kontratë prej 120 milion $ në vitin 2006. Firma e përfundoi punën e saj me Pentagonin në vitin 2011.

Në vitin 2009, është raportuar se Pentagoni kishte punësuar firmën e diskutueshme PR, Rendon Group, për të monitoruar raportimin e gazetarëve të vendosur me ushtrinë e SHBA-së, për të vlerësuar nëse janë duke i bërë një mbulim ‘pozitiv, misioneve të saj.

Është shpallur edhe në vitin 2005 që kompania PR e ndodhur në Uashington, Lincoln Group kishte vendosur artikuj të shkruar në mënyrë të fshehtë nga ushtria amerikane në gazetat në Irak. Një hetim i Pentagonit e ka pastruar grupin nga çdo keqbërje. / Gazeta Impakt

Burimi: RT

3 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More to that Topic: epavarura.com/zbulohen-fakte-shokuese-pentagoni-ka-paguar-540-milione-dollare-per-te-bere-video-te-rreme-terroriste/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: epavarura.com/zbulohen-fakte-shokuese-pentagoni-ka-paguar-540-milione-dollare-per-te-bere-video-te-rreme-terroriste/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Read More on on that Topic: epavarura.com/zbulohen-fakte-shokuese-pentagoni-ka-paguar-540-milione-dollare-per-te-bere-video-te-rreme-terroriste/ […]

Comments are closed.